Kronikë

SPAK operacion në disa qytete, godet grupin e trafikut të drogës me bazë në Elbasan! Lëshohen 15 masa sigurie, 4 të arrestuar në burgje

8 Gusht, 12:33| Përditesimi: 8 Gusht, 15:08

  • Share

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po zhvillon një operacion në disa qytete të vendit për goditjen e një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi, bëjnë me dije se grupi kriminal i trafikut të drogës e kishte bazën në Elbasan. SPAK ka lëshuar 15 masa sigurie në total. Krahas masave të sigurisë, me vendim gjykate janë urdhëruar edhe kontrolle banesash.

Sipas informacioneve, grupi kriminal i goditur nga SPAK trafikonte lëndë narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës. Operacioni, që ka nisur në orët e para të mëngjesit, po zhvillohet në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Mësohet gjithashtu se urdhra-arresti janë lëshuar edhe për 4 persona që janë të burgosur, nën akuzë për vepra të tjera penale. Atyre u është komunikuar në qeli edhe arresti në kuadër të këtij operacioni.

Masat e sigurisë u lëshuan pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin e koduar “Sky ECC”, dëshmive të personave të penduar të drejtësisë, por edhe falë bashkëpunimit me autoritetet e huaja. Siç mëson gazetarja Keti Banushi, personat e inkriminuar që kanë dalë në komunikimet e SKY ECC nuk janë emra të njohur më parë për publikun.

Hetimet e SPAK për këtë operacion janë udhëhequr nga prokurori Vladimir Mara dhe Altin Dumani.

Të tjera detaje për këtë operacion pritet të mësohen gjatë orëve në vijim.

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?