Berat- Oficerë të Policisë të shtetit belg, SPAK, BKH dhe specialistë të Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e policisë Berat, kanë ushtruar mbrëmjen e djeshme kontrolle në 4 banesa në qytetin e Kuçovës, kryesisht në lagjen "11 Janari" dhe "1 Maji".
Fillimisht kontrollet u ushtruan në 3 familje me mbiemër Zeneli (2 vëllezër dhe një kushëri) në lagjen "1 Maji" ku nuk u gjet asgjë e kundraligjshme dhe më pas është ushtruar kontroll në familjen e Hyda Vila, në lagjen "11 Janari" në Kuçovë.
Në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan 1 kartë identiteti greke dhe 1 leje drejtimi për automjet greke, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu.
33-vjeçari u arrestua ndërsa materialet procedurale ndaj tij i'u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat,për veprime të metejshme hetimore.
Burime konfidenciale pranë policisë konfirmojnë se, letërporositë e mbërritura nga autoritetet belge për këta shtetas kishin për synim verifikimin e pasurive të tyre (të luajtshme dhe të paluajtshme) si dhe kontrollet në banesa për gjetjen e sendeve të kundraligjshme apo shuma parash të përfituarara nga aktivitete kriminale, pasi në shtetin belg ata dyshohet se kanë ushtruar aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i kontrolleve të kryera në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un, me BKH-në dhe me Prokurorinë e Beratit, në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 33 vjeç.
Në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi për automjet, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Komente
