Kronikë

Meta lihet në burg nga GJKKO: U divorcova me Kryemadhin pasi iu zbuluan kartat e kreditit nga Shatku, njeri i afërt me të! Asnjë lidhje me pagesat për lobimin

26 Qershor, 11:27| Përditesimi: 26 Qershor, 15:14

  • Share

TIRANË- GJKKO lë në qeli Ilir Metën. Pasi SPAK depozitoi në GJKKO prova të reja për çështjen e Metës, ky i fundit mori vetë pjesë në seancën e radhës ku kërkoi zëvëndësim të masës arrest me burg. Mbrojtja e kreut të Partisë së Lirisë, kundërshtoi provat e reja të SPAK, duke i hequr Metës çdo lloj përgjegjësie për lobimin e LSI në SHBA.

“Në këtë material prej 31 faqesh nuk pati asgjë të re, vecse organi procedurës përfundimisht u bind përsa i përket çështjes së kompanisë lobimit në favor të Partisë Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), ku personi nën hetim Z. Ilir Metaj, ashtu sic kishte deklaruar nuk ka asnjë lidhje me kontratat dhe pagesat e kryera”, tha avokati Kujtim Cakrani në sallë.

Sa i takon episodit të ri të korrupsionit që SPAK dyshon se ish-çifti Meta-Kryemadhi kanë përdorur një kartë bankare për blerje e shpenzime jashtë vendit të dhënë nga biznesmeni Ardian Shatku, mbrojtja e Metës ia ‘faturoi’ përgjegjësinë Kryemadhit. Avokati Kujtim Cakrani tha se Meta nuk ka qenë në dijeni të asnjë shpenzimi të Kryemadhit me këto karta. Madje sipas mbrojtjes, Meta vendosi edhe divorcin pasi nga kontrollet në shtëpinë e nënës së Kryemadhit u gjet një nga kwto karta.  

“Si rezultat i kësaj veprimtarie dhe ushtrimit abuziv të pushtetit, palët kanë përfituar nga shtetasi Ardian Shatku dhe UNIFI, të ardhura të konsideruara, duke përfshirë përqindjen e fitimit si dhe pajisjen nga A. Shatku disa herë me karta krediti”, thuhet në akuzën e SPAK.

“Ky konkluzion është tërësisht tendencioz pasi nuk ekziston asnjë provë apo indicie që Z. Meta të ketë qenë në dijeni të përfitimeve të paligjshme apo të ligjshme të ish-bashkëshortes nga A.Shatku. Referenca për ndarjet e përqindjeve në celularin e Znj. Kryemadhi që pretendon SPAK-u, i takon Znj. Kryemadhi ta sqarojë. Akoma më tendencioze është përpjekja e prokurorëve për të paraqitur Z. Meta si bashkëpërfitues apo në dijeni të kartave të paligjshme që pretendon akuza, të cilat edhe vetë sipas saj janë vetëm në emër të Monika Kryemadhit, e cila sipas SPAK, rezulton edhe përfituese e tyre. Zoti Meta jo vetëm që s’ka qenë në dijeni të kësaj marrëdhënieje të paligjshme, por pasi ka mësuar se pas kontrollit në banesën e nënës së Znj. Kryemadhi, ekzistonte një kartë e tillë, por e papërdorur, sipas zonjës Kryemadhi, vendosi edhe divorcin ligjor me të duke e vlerësuar si shkelje të rëndë të besimit, të ligjit për një politikane me përvojë, por edhe në dëm të kauzave të tij politike. Z. Meta vetëm në seancën e parë, pas arrestimit të tij, në Gjykatë u njoh me përdorimin e kësaj karte në San Marino nga akuza.

Ndërsa për dy kartat e tjera është njohur vetëm ditën e komunikimit të akuzës si i pandehur më 27 Maj. Po kështu, organi i akuzës provon vetë se Monika Kryemadhi është e vetmja përdoruese e kësaj karte, dhe në asnjë raste të vetëm nuk provohet se Z. Ilir Metaj ka përdorur këto”, tha Mbrojtja.

Mbrojtja e Ilir Metës mohoi çdo lidhje të tij me biznesmeni Adrian Shatku, kushëriri i Kryemadhit, i cili në dosjen voluminoze të ish çiftit të bashkëshortëve del një prej personave me rol të rëndësishëm në aferat korruptive por edhe në pagesat e lobimit në SHBA.

“Adrian Shatku është personi i besuar i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit dhe sipas deklarimit të Fatime Kryemadhit, edhe kushëriri i largët i tyre”, thuhet në akuzën e SPAK.

“Edhe ky konkluzion është tendencioz, pasi nga i gjithë hetimi rezulton se Adrian Shatku është person i afërt me Monika Kryemadhin si dibranë dhe Ema Shatkun (Çokun), shoqe e afërt e Monikës. Për këto arsye ai ka qenë një person i njohur dhe i respektuar nga Ilir Meta, por asnjëherë as i besuari i tij dhe as në dijeni të ndonjë aktiviteti të paligjshëm apo të dyshimtë të tij.

Prej tetorit Meta ndodhet në qeli dhe kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë tjetër më të butë me argumentin se SPAK shkeli dhe nuk kishte paraqitur prej 8 muajsh asnjë informacion dy mujor mbi çështjen. 

Metës i janë komunikuar akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë për dosjet e CEZ-DIA, lobimit në SHBA dhe hetimit pasuror. Me të njëjtat akuza Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka marrë të pandehur edhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Lajm në përditësim...

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Ora 15:07
GJKKO e la në qeli, Meta e sulmon: Asnjë çudi nga drejtësia me regji, akuzat formulohen nga tribunat e ‘Rilindjes’

1748423941_ilirmeta.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi u la në qeli nga GJKKO. Meta e quan drejtësi me regji., ndërsa shkruan se akuzat formulohen nga tribunat e "Rilindjes"

“Asnjë çudi nga drejtësia me regji ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku afërmendsh akuzat formulohen nga tribunat e "Rilindjes". Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë në Gjykatën e Strasburgut por edhe në debatin publik.

Ndaj ndiqni sot në ora 17:30 argumentet e mia kryesore kundër pretendimeve qesharake të akuzës, nga Sekretari i Përgjithshëm, z.Tedi Blushi.

Nesër në ora 11:00 përmes telefonit të z.Blushi i ftoj të gjithë gazetarët të më adresojnë  pyetjet e tyre për të zhvilluar së bashku një konferencë për mediat live. Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë”, shkruan Meta.

Ora 14:29
Meta lihet në qeli, avokati: Pati debat me prokurorin! Kartat e kreditit janë përdorur nga Kryemadhi

Gjykata e Posaçme nuk ndryshoi masën “arrest në burg” për Ilir Metën. Avokati i tij Kujtim Cakrani tha se Meta kundërshtoi provat e reja të SPAK, përmes nje debati me prokurorin Sotir Kllapi. Për kartën e kreditit që SPAK akuzon se u përdorën për blerje tha se Meta nuk ka asnjë lidhje, por se ato i ka përdorur ish-gruaja Monika Kryemadhi.

"Meta s’ka përdor kur karta në jetë e tij, s’ka asnjë lloj dijenie se çfarë ka ndodhur me zonjën Kryemadhi. Secili në një vend demokratik mban përgjegjësi për veten e vet, kështu an ka mësuar edhe kryeministri në daljen tij. Askush sot nuk e di se përse duhet të qëndrojë Meta në arrest me burg. Hetimet nuk kanë përfunduar, ne po presim se ca do bëjë SPAK. Janë të paktën 3-4 që kanë dhënë dëshmi të rremë para BKH", tha avokati.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meta i Virgjer.: 26/06/2025 16:01

    Po paska qene per te ardh keq ky i shkreti spaska dit nga i vinin gjithe ato para. Ore po pse si ndodh nje fukarai te shkrete kjo mrekulli?

    Përgjigju
  • nona: 26/06/2025 14:41

    O CAKRAN O PALACO..PO A ESHTE KRYEMADHI GRUAJA E METES...APO JO...ATA CDO VJEDHJE BASHKE E KANE BERE....O PIS AVOKAT...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?