Prishi objekte private duke shkaktuar dëm rreth 6 mln lekë/ SPAK mbyll hetimet, çon në GjKKO Zamira Ramin, ish-kryebashkiaken e LSI në Gjirokastër

15 Dhjetor 2020, 18:28| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 20:08

  • Share

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar pak më parë se ka përfunduar hetimet në ngarkim të ish-kryebashkiakes së LSI, Zamira Rami dhe ka çuar në GJKKO çështjen.

Zamira Rami, Ish Kryetare e Bashkisë Gjirokastër, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” pasi për ndërtimin e rrugës nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit”, si dhe lejen e ndërtimit dhe vazhdimin e punimeve për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër”, sipas SPAK ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme të shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai dhe duke i shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 lekë. 

Zamira Rami e ka drejtuar Bashkinë Gjirokastër, si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim në vitet 2015-2019.

Ajo u mor nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në janar të këtij viti, pasi dosja e saj ka mbërritur në tavolinën e prokurorëve të SPAK-ut nga kolegët e tyre të prokurorisë së Gjirokastrës.

Zamira Rami, është kallëzuar nga dy qytetarët Dritan Sako dhe Teodorti Xhai për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi me vendim të ish-kryebashkiakes Rami, janë prishur disa objekte private. Rrëzimi i këtyre objekteve është kryer, pa marrë një vendim shpronësimi për këto pasuri.

.

1608053638_zamirarami.jpg

Me rreth te kuq Zamira Rami

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • robi: 16/12/2020 09:07

    po si jane nje prerje gjithe keto sharebajgat e leshitlikes taman si ato te Haremit te Jales.Dhe kjo hajdiute e deklaruar , vodhi fonin e stadiumit te Prrenjasit kur prrenjasi nuk ka ekip futbolli fare , hajde monstra te Nafije dybekut hajde,,,

    Përgjigju
  • Kim: 15/12/2020 21:27

    Rrini qe rrini beni miting Arnautistan hesapit.

    Përgjigju
  • Gimi: 15/12/2020 19:41

    Voltana e Gjirokastres.

    Përgjigju
  • O tej: 15/12/2020 18:52

    LSI eshte me dhi ne te

    Përgjigju
  • Lexuesi: 15/12/2020 18:40

    Spaskan të mbaruar hajdutet e lsi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?