TIRANË- Prokuroria e Posaçme vë nën akuzë 25 persona, për abuzime me tenderët e rrugëve. I pandehur është kreu aktual i ARRSH, Gentian Gjyli, ndërsa ish-Drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, i shtohen akuzat pas asaj për korrupsion dhe pastrim parash për të cilat ndodhet në burg.
'U mora i pandehur', thotë Gjyli ndërsa del nga SPAK i nervozuar. Në këtë reagim duket se kreu aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk e ka pritur mirë statusin e të pandehurit të drejtësisë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.
Janë mbi 10 praktika prokurimi të hetuara nga prokurori Dritan Prençi, i cili ka vënë nën hetim biznesmenë e zyrtarë publik, si edhe inxhinier të ARRSH. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.
Gentian Gjyli u emërua drejtor i ARRSH më 28 mars 2024, një javë pas arrestimit nga SPAK të ish-drejtorit Evis Berberi, më 14 mars 2024. Kreu i ARRSH Gentian Gjyli, është thirrur edhe më herët në SPAK ku ka dëshmuar mbi procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte numri 2 i ARRSH-së dhe drejtor Evis Berberi, në hetim nga SPAK nën masën e sigurisë 'arrest me burg'.
Ish-Drejtori i ARRSH, Evis Berberi, u arrestua me urdhër të SPAK më 14 mars 2024, në akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Në burg janë dhe dy biznesmenët Valter Begaj dhe Ervis Lami, si bashkëpunëtorë në skemën e përfitimit të tenderëve, si pronarë të kompanive që fitonin tenderat fiktivë, por ku përfituesi fundor ishte vetë ish-kreu i ARRSH, Berberi.
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentjan Gjyli është paraqitur në SPAK, pasi është marr i pandehur për shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
Kjo është hera e tretë që zyrtari thirret nga Prokuroria e Posaçme. Ai është paraqitur në SPAK edhe në janar si dhe muajin e kaluar.
Komente

Ça komenti te ket ? Kam vjedh sa kam dasht ?
PërgjigjuKy eshte ai qe u vete ofrua me ze e figure per tu bere drejtor diten qe i ra kemba ne varr vis berberit. Po tani qe po te shket kemba ? Ste erdhi keq ? Hiena jane hiena
PërgjigjuMos ka nevoje per shoqeri visi dhe i duhet nje ndihmes piktor ne qeli ?
PërgjigjuDo i bajn njoni tjetrit piktura nudo ne qeli
Hahahahahha je e madhe
Po atë gjyqin e S.B. kur do ta mbyllini o S.P.A.K.????
Përgjigju