Luan Daci

I pandehur për falsifikim, pezullohet nga detyra anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

24 Korrik 2020, 17:15| Përditesimi: 24 Korrik 2020, 17:28

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pezulluar nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Ditën e djeshme Luan Daci në cilësinë e të pandehurit është paraqitur në SPAK për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, i shoqëruar dhe nga 2 avokatët e tij Andi Duraj e Jordan Daci.

Sipas SPAK, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Daci u pezullua në 20 maj të këtij viti dhe u mor në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion por Apeli e rrëzoi vendimin duke e rikthyer në detyrën gjyqtarin vetëm 2 javë më pas.Por tashmë ai është marrë zyrtarisht i pandehur dhe bazuar te ligji në fuqi pezullohet automatikisht çdo prokuror apo gjyqtar që merret i pandehur deri në përfundim të gjyqit.

Njoftimi:

Pas vënies në dijeni nga vetë gjyqtar Luan Daci, për marrjen e tij në cilësinë e të pandehurit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua sot Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila, me vendimin nr. 14, datë 24.07.2020, në zbatim të nenit C, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, të nenit 128, pika 3, germa “b”, të nenit 179, pika 7, si dhe të nenit 179/b, pikat 5 dhe 6 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, vendosi:

1. Pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, z. Luan Daci.

2.Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në funksion të ushtrimit të veprimtarisë normale të tij, duke respektuar pavarësine dhe paanësinë e organeve proceduese, si dhe parimin e prezumimit të pafajësisë për gjyqtarin Luan Daci, u kërkon organeve proceduese të vijojnë me një proces të shpejtë, në përputhje me parashikimet e ligjit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Komento

Komente

  • Adela: 01/08/2020 23:36

    Hajt ta marrsha mar luan a i qethe delet apo po kullot dhite

    Përgjigju
  • Gazetari: 25/07/2020 11:19

    Tani do kalojne te gjithe te korruptuarit

    Përgjigju
  • Lana: 25/07/2020 00:17

    Po ky plakushi genjeshtar pse nuk iken dhe ti hapi rrugen te rinjve hajde zhduku

    Përgjigju
    • Nini: 25/07/2020 17:34

      Ky plakushi ka me shume vite pervoje se Gjin Gjoni, ka mbaru Juridik jo 6mujor si Gjoni, edhe ka vetem nje pallat krejt ndryshe nga Gjoni. Tani beji llogarite vete

  • Bzzzz: 24/07/2020 20:07

    Qeka dhe shum i shemtut ky daci nuk ngjall fare simpati

    Përgjigju
  • Qifte: 24/07/2020 19:36

    O qofte, po si ka mundesi te jesh kaq idiot...?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?