SPAK po verifikon dy kallëzime për ish-kryetarin e bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu

16 Qershor 2020, 21:40| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 21:44

  • Share

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po verifikon dy kallëzime në drejtim të ish-kryetarit të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se ish-kryebashkiaku nuk është marrë në pyetje dhe emri i tij nuk është regjistruar si person në hetim.

Po sipas burimeve, kallëzimet të cilat po verifikohen nga prokurorët e SPAK janë bërë për favorizim të një subjekti tregtar në shërbimin e transportit dhe për shpërdorim detyre.

Xhelal Mziu gjatë kohës që mbante drejtimin e  bashkisë Kamëz u hetua nga Prokuroria e Tiranës dhe në 2013 u arrestua me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe vendosjes së taksave në kundërshtim me ligjin. Por ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e shpalli fajtor dhe e dënoi me dy vjet burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, apeli e hodhi poshtë këtë vendim dhe e konsideroi të pafajshëm, duke vendosur detyrim paraqitje. 

Komento

Komente

  • Beni Vlorë çobëni: 17/06/2020 02:33

    Shiko ç emër ka e vurini emrinë, Xhelal! Si mund të quhet një fëmijë kur lind me emrin Xhelal?

    Përgjigju
    • I tej: 17/06/2020 14:23

      Chelal Qebabxhiu... ke filmi i infiltruari.

  • Haha: 16/06/2020 23:50

    Kingu Xhemal Mzati pusht i pushtave.

    Përgjigju
  • Tosi: 16/06/2020 22:21

    Oficeri nazist i zene rob ne betejen e Stalingradit qenka i pandehur. Ky ngacmues seksual dhe hajdut duhet te jape llogari para ligjit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?