U shpall fajtor vetëm për shpërdorim detyre, SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë për Saimir Tahirin: Të dënohet edhe për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal

14 Prill 2022, 09:44| Përditesimi: 14 Prill 2022, 10:35

  • Share

SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e dënimit të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me 3 vite e 4 muaj burg vetëm për shpërdorim detyre. Duke e argumentuar këtë vendim si të gabuar pasi u rrëzuan akuzat e tjera, SPAK kërkon që Tahiri të dënohet edhe për trafik drogë dhe grup të strukturuar kriminal. Për të gjitha akuzat e ngritura, SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin. 

"Argumentet dhe provat e pranuara nga gjykata, cilësimi si shpërdorim detyre është i gabuar. Por duhet cilësuat vepra e kryer si trafikim në kuadër të grupit të strukturuar", thotë SPAK

Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.

Sipas Gjykatës, Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit. Saimir Tahiri po vuan dënimin në burgun e Fierit.

Kujtojmë se Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, si ministri më jetëgjatë në atë dikaster. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.

Komento

Komente

  • dulja: 15/04/2022 05:41

    PO keta te Gerdecite e te 21 janarit kure do ti denoni a nuke e kane shkelure aqe ligjine aa do beni dretesi ju mortja ju hengerte hyy plera

    Përgjigju
  • Albi: 14/04/2022 19:25

    Ore GOMERE HOLANDE DHE SHBA E KANE LEGALIZUAR KANABISIN,, LIROJENI TE GJITHE ATA QE JANE KAPUR ME HASHASH...ESHTE NJESOJ SI TE KAPESH DIKE QE PI DHE SHET DUHAN ,,, ,E TA FUTESH ME BURG ME VITE....///

    Përgjigju
  • Hajdar: 14/04/2022 12:03

    Ky esht sistemi shqipetar ka ba lek Sajmiri si tja marim dhe ca milion euro.. ishalla e vret na nje te SPAK .nga burgu

    Përgjigju
  • Loni: 14/04/2022 11:03

    Hahahahha Alla shqiptarce si perhere! Te denohet Po ju e kishit pa denuar edhe ja kishit dhene arsyetimi tani doli me mbrapa hahahah sa te kendshem jeni...

    Përgjigju
  • Tina: 14/04/2022 10:26

    Denoni kkokat o Spakuuuuu, mos rremoni kot te mbuloni zhurmat jashte, dhe merreni me nje qe e hengri kot ne emer te Partise.. keni plot , niseni nga Veliaj ,se e dine te gjithe qe ju terheq prej hunde

    Përgjigju
    • Beni: 15/04/2022 00:18

      Ca hyn veliaj. Apo ngaqe è kemi inat Te flasim sa me Keq pa fakte kot sa me fol fjalen e keqe.

  • Maks: 14/04/2022 09:58

    Ky spaku sja man bytha te arrestoj saliun dhe ilirin por merret me saimir tahirin per ta groposur fare Si duket u ka shkelur ne kallo shum nga keta qe kan pas aksione ne fermen agro industriale te lazaratit

    Përgjigju
    • Kokuqi: 14/04/2022 11:37

      Po te denohet se jane te verteta ato qe thone bashke me jeard celen drejtorin e vlores qe i conte jave per jave nga 200 mije euro dhe te gjitha krimet ne vlore u fshinte vidjot e hante dreka me peshk me maskarenjt pse nuk i hap etimet o spak

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?