SPAK rendit akuzat për Berishën: Dyshohet se ushtroi presion e miratoi ligje sipas nevojave të dhëndrit të tij

22 Tetor 2023, 12:10| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 12:42

  • Share

1697920998_saliberisha.png

SPAK ka publikuar zyrtarisht akuzat për ish-kryeministrin Sali Berisha, Jamarbër Malltezin, dhe Fatmir Bektashin. Në njoftim renditen akuzat dhe dyshimet për ish-kryeministrin Berisha. SPAK në njoftimin zyrtar nënvizon se Sali Berisha, në kohën kur ishte kryeministër, ka miratuar ligje sipas nevojave të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Po ashtu SPAK thekson se Berisha ka ushtruar presion për privatizimin e ish-kompleksit 'Partizanit' në favor të Malltezit si dhe ka vënë në dispozicion struktura të administratës shtetërore po për dhëndrin e tij.

‘Në vijim të hetimit, është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se, nga:

Shtetasi S. B., është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin J. M., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi J. M.

Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë  kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij.

Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.’- njofton SPAK.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Jamarbër Malltezit, SPAK: Përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i ish-kompleksit Partizani! Berisha miratoi ligje sipas nevojave të dhëndrit


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?