SPAK rrëzoi OFL-në për 48 pasuri, Lleshaj: S'u hoq sekuestroja, u kthyen për plotësim! Aksioni do të thellohet

6 Qershor 2020, 12:07| Përditesimi: 6 Qershor 2020, 14:21

  • Share

TIRANE-Pak ditë më parë Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi Operacionin Forca e Ligjit, duke hequr vendimin e sekuestros për 48 pasuri nga 148 të dërguara për vlerësim. Por ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh sot nga Shkodra, se nuk është hequr sekuestroja, por janë kthyer për riverifikim, për plotësim në OFL.

"Jo përkundrazi, SPAK e ka marrë këtë rol, që procesi të jetë i plotë, i saktë dhe i drejtë, kjo është shenjë e funksionimit të sistemit, jo dështimit. Janë kthime për riverifikim, plotësim, se OFL nuk mund të dështojë, është e legjitimuar. Nuk janë hequr. Është hequr sekuestroja në kushtet e emergjencës, ndërkohë që sekuestro ka dy shina, nuk ka heqje.

Nëse ka një rast të paargumentuar nga policia, shumë mirë, nuk duhet ti biem atij që nuk duhet rënë për arsye se qëllimi është ti bihet krimit, atij që nuk e justifikon. Mund të ketë njerëz që kaën një dënim, por pasurinë nuk e kanë vendosur në mënyrë kriminale. Nuk do të bëjmë gjueti shtrigash.

Pra janë raste, ku një formulari i mungon dicka, është një proces shumë voluminoz, por ku nuk lejohet asnjë cedim, asnjë fakt që të jetë mangët. SPAK është një filtër para se të shkojë cështja në gjykatë, e bënë këtë skanim dhe nëse kthen mbrapsht shumë mirë. Nëse një punonjës i policisë ka harruar dicka ta plotësojë, nëse nuk ka dashur ta plotësojë duhet ta bëjë.

Pra është gjëja më normale dhe e falenderoj SPAK-un që i kushton vëmendjen e duhur, por gjithcka është në hullinë e duhur. Jam i kënaqur me rezultatet. Operacioni e mori shpejtësinë e plotë dhe do të vijojë që të thellohet në të gjithë gjeografinë e vendit që të arrijë ato rezultate që shpresohen.

Dekurajim i krimit. Mesazhi është; nuk ka shans, asnjë kuptim që të merreni me veprimtarinë kriminale dhe nëse vendosi një pasuri kriminale është cështje kohe kur dikush t'ju trokasë në derë, t'ju shkatërrojë investimin dhe ta sekuestrojë. Ti kthehemi punë, të punojmë fortë, të fitojmë aq sa mundet, relativisht pak, të jetojmë me pak, por me nder. Nuk mund të ndërtojmë jetën mbi projekte të pashpresa, sikur është krimi. Ky është mesazhi" tha ai.

Komento

Komente

  • Mario: 07/06/2020 11:58

    O popull ajeni gjall a keni sy a keni vesh ..pse nuk ju kerkoni llogari per karburant per pagesen e dritave per cingaret ce nuk prollohen ne vend kto jan 3 pikat ma krysore ce do te qohet populli shqiptar ne protesta .. je per per partiit vetiake ce kan vetem hallin e tyre per tr mushur gjepat

    Përgjigju
  • Zoti lleshi: 06/06/2020 15:24

    Pyte pak drejtorin e policis niko brahimaj ku i mori lekt qe bleu makin personale Range Rover te zi me vler 70 mij euro . Pyte pak me cfar kursimesh e mori se jemi kurioze kur e shohim neper shkoder drejtorin e policis me makin personale 70 mij euro

    Përgjigju
  • Turp per ket polici: 06/06/2020 15:20

    E pash te kalonit me escort 12-13 makina Range Rover! Po si nuk keni turp jeni nder vendet me te varfer me bot e ju bleni makina Range Rover?? Nje nder makinat me me kostro ne bot per tu mbajt si nga pjeset mekanike ashtu dhe karburanti

    Përgjigju
  • Turi: 06/06/2020 12:58

    Nuk keni faj ju o ku*va e ka fajin populli qe nuk ngrihet tju zhduk nga faqja e dheut o plera te degjeneruar qe nuk keni len me pa vjedhur dhe dilni ne tv e beni moral pfu krromash mu*i

    Përgjigju
    • Turit: 06/06/2020 14:36

      TURI GJITHCKA DUHET FILLOJE NGA VETJA, NGA JU NGA UNE, NGA TJETRI E ME RRADHE. PROBLEMI ESHTE SE KETA MONSTRA NA E KANE MATUR KOKEN NE SI POPULL, FAKTORIT TE FAMSHEM EUROPIAN AS QE JA NDJEN FARE PER NE, KY ESHTE PROBLEMI ME I MADH DHE PRANDAJ KETA SURRETER TE DEGJENERUAR VAZHDOJNE PLANIN MIZOR TE TYRE, NENSHTRO POPULLIN, VARFEROJE, LERE PA ARSIM, LERE PA MBESHTETJE, DHE NGA ANA TJETER VIDH, SHPERDORO, ABUZO, KA 30 VJET KJO HISTORI. KJO NA PLOGESHTON E MERZIT, POR POR MBI TE GJITHA NE FUND TE FUNDIT LART KA NJE ZOT, I CILI PAK APO SHUME I LAN HAKAT NE KETE BOTE!! KJO KA NGELUR SHPRESA FUNDIT, DORA E ATIJ LART I CILI ESHTE I PAMESHIRSHEM KUR GODET I LAN HAKAT PER TRE BREZA!!

  • Erl: 06/06/2020 12:51

    "Jetoni me pak, por me nder", besoj e ka për politikanët milarderë këtë

    Përgjigju
  • Shqip: 06/06/2020 12:43

    Po ca nderi o t degjeneruar se vet qarkulloni me 100mij euro makina kurse popullin e doni me bicikleta

    Përgjigju
  • Turpi: 06/06/2020 12:35

    Pa pike gjaku je ne fytyre o minister, nje qenie frymore pa ndjenje, pa karakter, pa dinjitet, pa sharm politik, pa asgje. Nje frymor autodidakt qe dukesh si minister ne republiken e bananeve apo ne shtetin e Ganes jo nje minister i nje vendi ne zemer te europes! Fatkeqesi e madhe je, gjynah per ne qe jemi te denuar te te shohim surratin tend ne tv.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?