Kronikë

Krimet zgjedhore/ SPAK ‘zbarkon’ në Bashkinë e Pukës, sekuestron 4 celularë, mes tyre edhe i nënkryetarit demokrat

26 Maj, 10:54| Përditesimi: 26 Maj, 16:06

  • Share

Dyshimet për krime zgjedhore, e kanë çuar këtë të hënë Prokurorinë e Posaçme në Bashkinë Pukë. Me vendim gjykate janë sekuestruar 4 aparate celularë, mes të cilëve edhe ai i nënkryetarit demokrat të Bashkisë Ndue Suma

Ai u ndalua nga agjentët e BKH teksa po udhëtonte me makinë afër Durrësit. Ky i fundit dyshohet se ka kryer veprën penale “dhënie e shpërblimeve dhe premtimeve”, në këmbim të votës, e parashikuar nga neni 328 i kodit penal, vepër e cila është kompetence hetimi nga prokuroria e posaçme. Pjesë e këtij procedimi janë edhe persona të tjerë, që dyshohet se kanë kryer krime zgjedhore gjatë fushatës elektorale. 

Vendimi për sekuestro është miratuar nga  GJKKO  me kërkesë të prokurores Manjola Kajana. Operacioni i fundit të SPAK është në vazhdën e hetimeve dhe procedimeve që kanë nisur për krime zgjedhore sidomos në qarkun e Shkodrës ku fokus kanë qenë subjekte të PSD së Tom Doshit, i cili ka fituar 3 mandate ne keto zgjedhje.

Celulari me vendim gjykate për një hetim të ngjashëm i është sekuestruar pak javë më parë edhe Kristian Shkreli, kryetarit socialist të Bashkisë së Vaut të Dejës  i dyshuar nga SPAK për blerje votash në favor të Partisë Socialdemokrate.

Në kuadër të hetimit për korrupsion zgjedhor, SPAK ka sekuestruar dhe celularë në disa bashki e komuna ku ka pasur dyshime se është konsumuar kjo vepër penale. Vendime për sekuestro janë bërë në bashkitë Korçë, Shkodër, Durrës, Kavajë, Dibër, Kukës, Fier, Elbasan, Belsh. Ku në total numërohen mbi 100 celularë të sekuestruar ndërsa numri i procedimeve të regjistruar sipas SPAK është afërsisht 47.

1748251520_nduesuma.jpg

 

Ndue Suma

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • filip: 26/05/2025 21:30

    Derrat e Pukës që mbetën gjith jetën PYKË...Rama ju transformoi qytetin që ishte një plerë e ktheu në perlë por derrat derra mbeten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?