GJKKO sekuestron 2 vilat e Monika Kryemadhit dhe të ëmës tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë! Pjesë e hetimit për lobimin në SHBA e dosjen CEZ-DIA

20 Nëntor, 15:10| Përditesimi: 20 Nëntor, 18:43

  • Share

Tirane- Dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe mamasë së saj, Fatime Kryemadhi, tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' u sekuestruan me kërkesë të SPAK dhe me firmë të Gjykatës së Posaçme. 

Bëhet fjalë për 2 vila dy katëshe me verandë dhe kat përdhes, njëra në pronësi të bashkëshortes së ish presidentit të Republikës Ilir Meta, deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe tjetra në emër të mamasë së saj Fatime Kryemadhi

Vendimi i GJKKO-së u firmos më 15 nëntor 2024 dhe vjen në vijim të veprimeve hetimore në kuadër të dosjes së SPAK për hetimet lidhur lobimin në SHBA dhe dosjen CEZ DIA për të cilën Ilir Meta po hetohet në arrest me burg prej 21 tetorit 2024, ndërsa Kryemadhi nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje"

Njoftimi për median

Mbi bazën e kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përmes vendimit nr.640 të datë 15 nëntor 2024, ka vendosur  masën e sigurimit pasuror ‘Sekuestro preventive’ për dy prona në pronësi të shtetasve Fatime Kryemadhi dhe Monika Kryemadhi

Kjo masë vjen si vijim i veprimeve hetimore dhe proceduriale në lidhje me procedimin penal nr. 122 të vitit 2022

Pasuritë e sekuestruara janë:

Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;

  kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë;

  kati nëntokë 139 m2,

 kati i parë 79 m2,

  Kati i dytë 51 m2, verande kati i dytë 27.9 m2 – në pronësi të shtetases Fatime Kryemadhi, me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

2 Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;
  kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë,

 kati nëntokë 139 m2, 

kati i parë 79 m2,

kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të Monika Kryemadhi  me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datat 19 dhe 20 Nëntor 2024, duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe duke ua komunikuar këtë vendim pronarëve të pasurive.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datat 19 dhe 20 Nëntor 2024, duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe duke ua komunikuar këtë vendim pronarëve të pasurive.

Ish presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po hetohen për 3 akuza: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Ndërkohë dje Apeli i GJKKO-së rrëzoi kërkesën e Metës e Kryemadhit për ndryshimin e masave të sigurisë. Prokurorët e Posaçëm argumentojnë se hetimet treguan se ata kishin përdorur pushtetin për favorizime të njerëzve të tyre dhe kishin marrë prej tyre vlera monetare. Kryemadhi akuzon SPAK se po përdoret nga Rama dhe se 34 fashikujt që ajo ka parë rezultojnë falsifikime me keqdashje për çështjen 122 dhe CEZ DIA. Po nde ajo njoftoi se heq dorë nga politika dhe nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 2025. Në hetim janë dhe Pirro Xhixho, babai i nënkryetares së PL-së, Erisa Xhixho dhe Ema Çoku, mikeshë e çiftit Meta. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drini: 21/11/2024 03:35

    Skeni pare gje akoma. Kush e besonte aathere kur kjo u tha tre vjete me pare? Shume pak e besonin, shumica benin humor me kete thenie te Rames. Tani edhe skeptiku e beson edhe une kam qene nje nga ata qe e shikoja ket theni me mosbesim. POr ja qe po behet realitet. Kjo eshte nje arritje e madhe.Hallal SPAKUT

    Përgjigju
  • Jean: 21/11/2024 02:33

    Po apartamentin 4 shona qe e ka djali I vet ne lagjen Noting hill ne Londer? A ka dijeni Spaku? Me cfare e bleu morri i vogel? Eh sa pasuri ka kjo familje harbute!!!

    Përgjigju
  • Eri: 20/11/2024 23:29

    Po atij bosit qe ka ndertuar Kodren e Diellit dhe u ka dhene vilat dhe cash ketyre kellirave, do i hyje gjemb ne kembe?

    Përgjigju
  • gazi: 20/11/2024 20:59

    Familje kriminale e ndyrë,duhet tu meren pasuritë.

    Përgjigju
  • Po mër po: 20/11/2024 19:33

    Po vilat jashtë shtetit?

    Përgjigju
  • DHIMITRI: 20/11/2024 19:09

    Po vila me 11 banjo tek Gjiri Lalzit? PO NUK U SEKUESTRUA KJO VIL DO DAL TE PROTESTOJE PARA SPAK E GJOKO

    Përgjigju
  • Gent: 20/11/2024 18:14

    Jeni ilir muti dhe monika kryehajdutja

    Përgjigju
  • tani: 20/11/2024 17:59

    MERRJANI TE GJITHA,,SHTEPI,,VILA,, MAKINA,,,LLOGARI BANKARE,,,EDHE MOBILJE E C'FARE KANE SHTEPITE BRENDA....

    Përgjigju
  • Shark: 20/11/2024 17:38

    Ej moj Fatime doje dhe vila, i kishe trashgimi nga komunizmi aa?

    Përgjigju
  • emri: 20/11/2024 17:30

    ore me breke ta lini plehren.

    Përgjigju
  • Taras Lala: 20/11/2024 17:15

    Hallall i qoft SPAKUT qē po ju kthen mallin popullit Shqiptar. Tani do shofim si do kakarisi flliqsira Munik.

    Përgjigju
  • Lexuesi: 20/11/2024 17:12

    Shikoni Genc Burimin sot ne dark ne emisionet politike duke sulmuar SPAK. Jo sepse mbron familjen Meta. Por sepse vjell vrer kur SPAK ben levizje qe rrit besimin e shqiptareve te reforma ne drejtesi. Genci ka urrejtje per progresin e Shqiperise sikur te ishte nga i njejti grup me Fredi Belerin.

    Përgjigju
    • emri: 20/11/2024 18:25

      po kush i pjerdh keta shtetas te huaj (si ky hajvani burimi). keta blah-blah kane ne dore dhe asaj i bien, e keto llafe nuk shkojne me tej se sa lemshi mediatik ne shqiperi, qe pak kush ia var.

  • O spak: 20/11/2024 17:01

    Keni dhe ne shkoder grand auropen dhe ne velipoj grand resortin

    Përgjigju
  • Tani: 20/11/2024 16:43

    Po vila me 11 banjo tek Gjiri Lalzit?

    Përgjigju
  • Monaka: 20/11/2024 16:11

    Po vilat ne evrope ... ,angli ,minierat ne afrike,guroret fabrikat ne shqiperi...

    Përgjigju
  • Ledina: 20/11/2024 15:42

    Vetem dy vila?!Po floriri i Kerrabes ku shkoi?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?