TIRANË- Kompania ‘DAAM’, shpk, në zotërim indirekt të Evis Berberit, ish-kreu i ARRSH-së i arrestuar, si dhe më shumë se 34 mijë m2 tokë në pronësi të kësaj kompania, janë sekuestruar nga SPAK.
Konkretisht kompania është në pronësi të Valter Begajt, me administrator Ervis Lamin, të dy ortakë të ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, po ashtu të arrestuar.
Të gjitha pasuritë e paluajtshme të llojit arë, ndodhen në fshatin Mangull në Tiranë. Po ashtu janë sekuestruar dhe 6 makina dhe 1 motor, po në pronësi të dy ortakëve biznesmenë të kreut të ARRSH-së.
Evis Berberi, njeriu i ngushë i zëvendëskryeministres Belinda Balluku, u arrestua me urdhër të SPAK, më 14 mars, pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Të paktën 2.2 milionë euro ka qenë përfitimi i drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i prangosur së bashku me Valter Begajn dhe Elvis Lamin, nga bashkëpunimi me këta të fundit në tendera dhe shitje fiktive. Vlera e parave sipas SPAK është kaluar nga Begaj, përmes kompanisë së tij ‘Net-Group’ shpk në firmën DAAM shpk e cila ndër vite e kishte kaluar pronësinë në disa duar, por mbetej në zotërim indirekt të Evis Berberit.
Kopmania 'DAMM', merrej me studim, projektim, mbikqyrje dhe kolaudim objektesh ndertimore dhe veprave inxhinierike te ndryshme, ristrukturime, pergatitje dokumentacioni, administrim, vleresim, ekspertiza, studime fizibiliteti, analiza, certifikime, trajnim, krijim te dhenash, digitale etj.', në bazë të të dhënave në QKB për objektin e veprimtarisë së saj.
Evis Berberi bëri shitje fiktive të kompanisë së tij në 2018 nëpërmjet Ervis Lamit dhe Valter Begajt.
Hajde rradhaaa te gjithe drejtoret e pergjthshem ne burg.SPSK dhe Dumani shpresa e Shqiptareve.
PërgjigjuH a j d u t
PërgjigjuAh mor vis qethsi, nga qe je i pa ngopur prandaj perfundove qaty. I lumt spakut qe te kapi
PërgjigjuKy haj*du*t i la pa pune gjithe projektusit dhe mbikqyrsat se i donte te gjitha per vete
PërgjigjuSapunin o Vis sapunin kujdes te burgu rrogozhines po te presim me padurim.
Përgjigju