Politikë

SPAK shtyn për të tretën herë hetimet për ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj, akuzohet për ‘Pastrim parash’ dhe ‘Fshehje të pasurisë’ 

26 Mars, 11:06| Përditesimi: 26 Mars, 13:07

  • Share

SPAK shtyn sërish me tre muaj hetimet për ish zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj, që akuzohet se ka kryer veprat penale “Pastrim parash”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Korrupsion pasiv”.

Prokuroria e Posaçme ka tashmë afat deri në datën 23 qershor për të plotësuar hetimet e munguara në dosjen ndaj Ahmetaj, teksa kjo është hera e tretë që organi akuzës zgjat hetimet.

Arben Ahmetaj ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023. Ky i fundit u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme lidhur me përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve.

Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarsve lidhjen e kontratave koncensionare.  Ndaj tij, ka edhe hetim pasuror dhe janë vënë në sekuestro dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 26/03/2025 18:07

    Po ate pronarin e Buka qe ja vodhi pronën ish pronareve ate qe la gruan me 3 fëmijë për sekretaren qe e korruptoi Tigrin pse se marrin të pandehur

    Përgjigju
  • joti: 26/03/2025 14:45

    Nuk ka bythë SPAK të meret me tigrin Ahmetaj.

    Përgjigju
  • Tasimi: 26/03/2025 13:04

    Po po Beni ne zvicer tu bo qef ju bla bla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?