Spiropali-Berishës: Sali nuk ke faj që flet për prokurorë dhe vrasje, pasi SPAK nuk i dëgjon ulërimat e të vrarëve të tu

9 Maj 2022, 20:48| Përditesimi: 9 Maj 2022, 21:20

  • Share

 

Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur në Kuvend Sali Berishës, teksa po fliste për vetëvrasjen e Ilvi Metës. Spiropali tha se nuk ka faj Berisha që flet këtu për vrasje përderisa SPAK nuk ka e ka thirrur të japë dëshmi për vrasjet e Gërdecit dhe 21 janarit. Spiropali shkoi edhe më tej duke i përmendur Berishës edhe privatizimin e Kompleksit Partizani por edhe dosjen CEZ-DIA. 

Pas Ramës edhe Spiropali i ka bërë thirrje SPAK të hetojë aferat korruptive të Berishës.

“S’ke faj që flet për vrasje, përderisa SPAK të sheh jo vetëm gjallë por edhe me armën ngrehur, s’ka si shprehet se ende nuk je thirrur të japësh llogari. Korrupsioni yt ulëret nga Gërdeci, te CEZ, te Kompleksi i Partizanit i dhëndrit. Ti bën mirë që e luan rolin  e viktimës nga Parisi drejt Uashingtonit përderisa SPAK nuk i dëgjon ulërimat e të vrarëve. Pa folur për ulërimat e atyre që u vranë poshtë dyerve tua. Dua ta them këtu edhe pse me keqardhje se është kjo shumicë që e ka mbështetur reformën në drejtësi, atëherë kur ju dilnit në rrugë kur godisnit me motolov e zjarr pikërisht se reforma kërkonte vota në kuvend.  Ti bën mirë që e përqesh SPAK-un e dhe quan SKAP përderisa s’të ka kapur dhe të të çojë në të vetmen karrige ku duhet të jesh për të dhënë llogari për korrupsion dhe ,minimin të demokracisë dhe korrupsion të atij niveli për vrasje njerëzish. Ti thua që Rama po i bën presion SPAK se të ka frikë, po ku ka rival më të mirë se ty. Për vrasjet që shkaktojnë vetë nuk përgjigjen, nuk thonë kurrë më fal. Organet e drejtësisë le të na thonë a është ky ai plaku qelibar që hiqet s’po është ai që njohin SHBA, ai që mandatën e ka marrë në 2013 jo vetëm nga DASH.


Lajmi kryesor:

Vetëvrasja e Ilvi Metës, Duma në Kuvend i kërkon ministrit dorëheqjen! Çuçi: Gjithçka e filmuar! Spiropali-Berishës: Përqesh SPAK se s'i dëgjon ulërimat e të vrarëve të tu


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?