Ditën e hënë, Dhoma e Avokatisë Vlorë ka bërë një deklaratë në rrjete sociale për Kadastrën e Vlorës, ku ka kërkuar një hetim nga SPAK për këtë institucion. Deklarata me përmbajtje mbi keqfunksionimin dhe keqmenaxhimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë. Një vatër abuzimi dhe korrupsioni kanë qenë përmbajtja e fortë e bërë publike në faqen e Dhomës së Avokatisë. Ditën e sotme Durim Barjamaj, kryetari i Dhomës së Avokatisë Vlorë në një prononcim për mediat me zë dhe me figurë tha se Dhoma e Avokatisë është në mbrojtje ligjore të qytetarit dhe nuk kanë asnjë përplasje personale me drejtuesin e Kadastrës apo asnjë lidhje politike.
Këto probleme janë ngritur në vijimësi nga Dhoma e Avokatëve, madje sipas Barjamajt situata në Kadastër prej vitesh është katandisur si mos më keq, madje sipas kreut të Dhomës së Avokatisë, brenda një kohe të shkurtër janë ndërruar mbi 10 drejtues, çka tregon se vatra e korrupsionit është e madhe.
Dhoma e Avokatëve ka bërë publike keqmenaxhimin e Kadastrës Vlorë dhe sipas Barjamajt ka ardhur koha që Prokuroria e Vlorës apo edhe SPAK të hetojë plotësisht për çdo shkelje dhe korrupsion në këtë institucion. Barjamaj thotë se deri tani ka bërë 3 kallëzime penale për këtë institucion.
Lidhur me akuzat e lëshuara nga Dhoma e Avokatisë po bëhen gati disa avokatë t’u drejtohen Prokurorisë Vlorë me prova konkrete.
“Dhoma e Avokatisë është në mbrojte të të drejtave të qytetarëve dhe rolit të saj si profesionit juridik Nuk kemi asgjë politike, as me drejtuesin aktual.
Ne këto probleme i kemi ngritur në vazhdimësi. Kadastra në Vlorë nuk është bërë tani në këtë derexhe, pas vitit 2013 situata atje ka shkruar keq e më keq. Këtu jeni dëshmitarë dhe ju që aty janë ndërruar disa, mbi 10 drejtues. Aty jep dorëheqjen drejtuesi çdo 10 ditë. Prandaj dhe ne erdhëm në këtë reagim publik.
Kemi denoncuar publikisht keqmenaxhimin e Kadastrës së Vlorës sepse aty kërkohet ndërhyrje urgjente nga drejtuesit e Kadastra shtetërore, kërkohet dhe ndërhyrja e organeve të drejtësisë, kemi dyshimet tona se aty ka vatër të korrupsionit. Kërkohet dhe ndërhyrja e Prokurorisë së Vlorës. Kërkojë nga SPAK hetim të plotë për çdo shkelje dhe korrupsion.
I jemi drejtuar këtyre organeve. Kam dërguar 3 kallëzime penale, i fundit është depozituar sot.
Po përgatiten të tjera penale për Prokurorinë e Vlorës. Provat janë sepse konkretisht kallëzimi sot është për keqmenaxhim vetëm për përgjigjet që duhet të na japin. Ne avokatët nuk kërkojmë leje ndërtimi, ne kërkojmë shkresa. Unë kisha 2 muaj që nga Kadastra më kanë ardhur 3 përgjigje të ndryshme. Ose janë idiotë ose e bëjnë të qëllimshme. Nuk po funksionon asgjë.
Për SPAK ne do të përgatisim dhe një kërkesë për t’ia dërguar, mjafton që të marrë në hetim të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit e Kadastrës së Vlorës dhe të bëjë një hetim pasuror të tyren.
SPAK mjafton t’i dërgosh indicie dhe i gjen provat vetë. Kjo ka ardhur pas një presioni të çdo avokati duke ndeshur përditë problematika të ndryshme me Kadastrën. Ndodhu në këtë presion, Dhoma e Avokatisë reagoi.”
Komente

Kan bër kërdin kan futur shumë familje në sherre me njëri tjetrin fakte pa fund kan hequr trashgimit nga dosjet dhe pronën e kan ndar atyre që s kan Z avokat kam shumë prova
PërgjigjuKadastra eshte instituconi me i korrutuar qe per ironi rrit tarifat e sherbimve , herene fundit ne masen 100% dhe nuk jep sherbime. Ky eshte institucioni qe vjedh hapur xhepat e shqiptareve dhe tallet ne menyren me te turpshme duke injoruar cdo lloj ligji e duke sfiduar pa droje gjithkend qe kerkon sherbimet kadastrale. Nje institucion qe bllokon qarkullimi i kapitalit se i teket ,dhe e gjithe kjo sepse nuk ka mekanizma kontrolli te cilat jane lene qellimisht ne harrese .Si mund te funksionoje kur askush nuk kontrollon dhe askush nuk ndeshkon shkelesit .Ligvenesit miratojne ligje anti duhan duke vene gjoma te majme per duhairesit por harroje te vene anksione per nepunesit qe abuzojne me funksionin .
PërgjigjuKadastra eshte institucioni me i korruptuar.e kan kthyher ne prone personale duke vendosur gjoba qytetareve per punet me te thjeshta
PërgjigjuEdhe ish drejtorat e aluiznit, ish drejtorat e urbanistikes se bashkise vlore,duhet kontrolluar pasuria dhe do shifni ne vlore qe gjysma e ndertimeve pallate e hotele jane te tyre.
Përgjigju