SPAK

SPAK tërheq dokumentet e sterilizimit dhe “Check Up-it”, 4 spitale në vend nuk kthejnë përgjigje

14 Qershor 2022, 10:00| Përditesimi: 14 Qershor 2022, 10:24

  • Share

SPAK ka tërhequr dokumentet e sterilizimit dhe ‘Check Up’ në spitalet vendit. Burime për ReportTv bëjnë me dije se 4 spitale nuk i kanë kthyer përgjigje, duke mos sjell dokumentat, si shërbimet që kryesojnë sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionarët që kanë fituar tenderin.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor ata kanë afat për kthyerjen e përgjigjes deri në fund të kësaj jave, dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë ata do përballen me drejtësinë për pengimin  e veprimeve hetimore.

Kujtojmë se Përfaqësues të Nismës 'Thurje' kanë kallëzuar penalisht zyrtarët e përfshirë në dhënien me koncesion të procesit të sterilizimit. Përfaqësues të Nismës Thurje, Endri Shabani dhe Artan Koni deklaruan se kanë kërkuar hetimin e zyrtarëve duke nisur nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, të cilët sipas tyre kanë abuzuar me buxhetin e shtetit. Sipas tyre ky koncesion është i panevojshëm pasi sjell çmime më të larta, është 10-vjeçar duke kaluar edhe afatin e mandatit të qeverisë dhe ngre detyrime vetëm ndaj shtetit shqiptar dhe jo ndaj palës tjetër të përfshirë në kontratë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?