Kolegji i Posaçëm i Apelimit

Kronikë

SPAK tërhiqet nga shkarkimi, KPA konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës Armida Hamiti  

22 Korrik, 15:57| Përditesimi: 22 Korrik, 16:01

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot pushimin e shqyrtimit të çështjes së prokurores së Tiranës Armida Hamiti, duke sjellë si rezultat që vendimi i KPK-së për konfirmimin në detyrë të Hamitit, i marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 21 dhjetor 2022, të marrë formë të prerë.

Kolegji argumenton në vendim se tërheqja nga kërkesa për shkarkim e prokurorit të SPAK Adnan Xholi, i cili përfaqësonte drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në çështjen e vetingut të prokurores së Tiranës, barazohet nga pasojat me heqjen dorë nga ankimi.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 7/2023, datë 14.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 605, datë 21.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Armida Hamiti (Moçka).

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi: Pushimin e shqyrtimit të çështjes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 605, datë 21.12.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në njoftimin e KPA-së.

Prokurorja Armida Hamiti u konfirmua në detyrë më 19 dhjetor 2022 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e pati konfirmuar në detyrë prokuroren e Tiranës, pasi vlerësoi se kishte arritur nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë, figurës, si dhe aftësive profesionale.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?