Indrit Taullai

SPAK urdhëroi arrestimin e Indrit Taullait! 3 vite pasi fitoi lirinë në 2017, u prangos në Prizren për llogari të Shqipërisë

7 Dhjetor 2020, 15:28| Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 12:32

  • Share

Ka zgjatur vetëm tre vite liria të cilën Indrit Taullai, ish anëtari i bandës së Durrësit e fitoi me kusht me motivin se gjendja shëndetësore në qeli i rrezikonte jetën.

Ai la burgun në vitin 2017 pasi ishte dënuar me 25 vite burg. Por mesditën e 6 dhjetorit ai u arrestua nga policia e Kosovës.

Report Tv mëson se arrestimi i Taullait është bërë për llogari të një mandati ndërkombëtar lëshuar nga prokuroria e posaçme kundër krimit e korrupsionit në Tiranë, ndërsa pritet që SPAK e policia të japin arsyet e këtij arresti.

Ai po mbahet në paraburgim në Prizren pas arrestimit në një qendër tregtare, aty ku mbërriti 24 orë para prangosjes.

Më 5 dhjetor ai mësohet se ka lënë Shqipërinë dhe ka kaluar legalisht kufirin drejt Kosovës për t’u kapur të shtunën më 6 dhjetor nga njësia Fast e policisë së Kosovës.

Indrit Taullai

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?