Belind Kelliçi

Politikë

SPAK vijon hetimet për falsifikim të diplomës, Këlliçi anulon protestat te Bashkia

7 Shkurt, 14:49| Përditesimi: 7 Shkurt, 14:56

  • Share

TIRANE- Partia Demokratike anuloi sot protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës. Arsyet zyrtarisht nuk dihen, por vjen në kohën kur Belind Këlliçi organizatori i protestave po hetohet nga SPAK për diplomën mbi dyshimet për falsifikimin e dokumenteve lidhur me diplomën e shkollës së mesme.

Dje, në Prokurorinë e Posaçme u thirr për të dëshmuar drejtoresha e shkollës "Harry Fultz", e cila u pyet për afro 2 orë mbi dokumentacionin arsimor të Këlliçit. SPAK ka sekuestruar dhe dokumentacionin e shkollës.

Ish kandidati demokrat për kryebashkiak i Tiranës, i cili vijon të organizojë protestat para Bashkisë, ende nuk e ka sqaruar akuzën e bërë nga Ahmetaj se këto protesta i ndihmon me para zv. Kryeministrja Belinda Balluku. Madje në një studio televizive së fundmi përgënjeshtroi veten brenda pak minutave, duke e quajtur protestën një herë thellësisht partiake dhe një herë plotësisht qytetare.

Ndërkohë PD opozita është thirrur për një protestë që do të mbahet nesër po në Tiranë.

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?