SPAK dhe Policia e Tiranës zbulojnë një tjetër bazë armatimesh të grupit të vrasjeve të me pagesë që operonin në kryeqytet e lidhje në të gjithë Shqipërinë. Bazuar në procedimin penal ndaj Gjergj Cukalit dhe vëllezërve Jamaku ku vëllezërit janë bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë, është arritur të lokalizohet një tjetër arsenal armësh.
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar pamje ekskluzive kur policia e Tiranës ka arritur të shëmbë një mur dhe ka zbuluar arsenalin e armëve.
Arsenali ende i painventarizuar sipas SPAK është gjetur në banesën e Sokol Xhurës në Tiranë në një tunel të fshehur midis mureve në banesën e tij. Vendstrehimi sipas SPAK ishte krijuar brenda ish ndërmarrjes artistike "Migjeni“ në Tiranë objekt në përdorim e pronësi të familjes Xhura. Vetë Sokol Xhura është në kërkim ndërkombëtar dhe pritet të arrestohet në SHBA ku ka shkuar prej disa javësh.
Mëngjesin e sotëm, me kërkesë të SPAK, është kryer një kontroll në rrugën Xhanfize Keko, në ambientet e Sokol Xhurës, ish-ndërmarrja artistike “Migjeni”, pranë ish-oxhakut të kësaj ndërmarrje, në një ambient të izoluar plotësisht me mur.
Policia gjyqësore, pasi ka realizuar rrëzimin e murit, ka zbuluar depon e fshehur, ku janë gjetur një arsenal mjaft i madh, armesh të llojeve të ndryshme, kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj. Nga ana e policisë gjyqësore është duke vazhduar dokumentimi me hollësi, i kësaj veprimtarie.
Në magazinën e Sokol Xhurës u gjetën dhe u sekuestruan: 50 automatik, 1 pushkë të precizionit të lartë (Snajper), 1 snajper draganoz, 1 antitank, 19 kundërajrorë, mitroloz (2 të rëndë dhe 1 të lehtë), pajisje ushtrarake, 10 dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat, dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 24 predha antitank, 1 arkë me lëndë eksplozive tritol, 100 granata të ndryshme, 6 kilogramë lëndë ekspoloziv C4, 7 armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme, 53 pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.
Ky është operacioni i dytë i policisë pasi më datë 1 prill Polica e Shtetit në bashkëpunim me SPAK goditi 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake nga grupe kriminale, ndërsa u sekuestrua një arsenal i madh armësh.
Në kuadër te operacionit “Kompleks”, u arrestuan 6 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë. Gjykata e Posaçme vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 9 të arrestuarit që u kapën me armatimit të rëndë dhe municioneve pak ditë më parë dhe disa prej tyre ishin edhe pjesëmarrës në 3 ngjarje kriminale të ndodhura gjatë periudhës 2017-2019 në Tiranë.
Pas kërkesës së SPAK, e përfaqësuar nga prokurorët Eneid Nakuçi dhe Behar Dibra, GJKKO la në burg të 9 të arrestuarit e operacioni "Kompleks" i finalizuar më 1 prill, Blendi Deda, Flor Abazi, Paris Prenga, Petrit Shera, Algert Hysa, Bujar Jaupi, Festim Mustafa, Arben Sufa, ndërsa për Klodian Kullën la në fuqi masën arrest me burg vetëm 45 ditë.
Po të përfshirë në këtë grup kriminal, janë edhe dy të arrestuarit më herët Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku. Ata ranë në pranga në fund të muajit shkurt, të akuzuar për tentativën për vrasje me eksploziv të Gjon Menës në Kamëz. Enver Jamaku ishte ai që ka zbërthyer grupin dhe zbulimin e 18 baza te armatimit, si dhe çoi në zbardhjen e 3 ngjarje të tjera kriminale të ndodhura gjatë periudhës 2017-2019. Enver Jamaku pritet të marrë statusin e të penduarit të drejtësisë.
Sokol Xhura, shpallur në kërkim, dyshohet se së bashku me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, janë autorë të sulmit me armë ndaj shtetasit Paulin Papleka avokat, ngjarje e ndodhur më datë 10 shtator 2017, në rrugën “Muhamet Deliu” në Tiranë.
Gjithashtu, këta persona dyshohet se janë autorë të vendosjes së lëndës eksplozive, granatës dhe armës së zjarrit, si dhe të një lënde narkotike të dyshuar si heroinë në banesën e shtetasit Edmond Saraçi, ngjarje e ndodhur më datë 15 shtator 2017 në Tiranë.
Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me arsenalin e armëve të sekuestruara ditën e sotme në ambientet në pronësi të Sokol Xhurës. Policia thotë se ka gjetur dhe sekuestruar në një ambient të përshtatur, një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak: 50 automatik, 1 pushkë të precizionit të lartë (Snajper), 1 snajper draganoz, 1 antitank, 19 kundërajrorë, mitroloz (2 të rëndë dhe 1 të lehtë), pajisje ushtrarake, 10 dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat, dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 24 predha antitank, 1 arkë me lëndë eksplozive tritol, 100 granata të ndryshme, 6 kilogramë lëndë ekspoloziv C4, 7 armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme, 53 pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit. Ajo që shihet është se arsenali i armëve është i mbështjellë me flamurin e PD-së.
‘Gjatë operacionit të zhvilluar ditën e sotme u zbuluan dhe u goditen edhe 2 baza të tjera që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake nga grupe kriminale që kryenin krime kundër personit.
Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e sektorit operacional dhe Forcës së Posaçme "Shqiponjat" në DVP Tiranë, nën drejtimin e SPAK-ut, në vijim të operacionit policor të koduar "Kompleks", kanë lokalizuar dhe goditur dhe 2 baza të tjera që shërbenin po për modifikimin, magazinimin dhe furnizimin me armë të grupeve kriminale në territorin e të gjithë vendit.
Në kuadër të operacionit të zhvilluar këtë mëngjes, gjatë kontrollit të maganizës së shtetasit Sokol Xhura, i cili është shpallur më herët në kërkim, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në një ambient të përshtatur, një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak: 50 automatik, 1 pushkë të precizionit të lartë (Snajper), 1 snajper draganoz, 1 antitank, 19 kundërajrorë, mitroloz (2 të rëndë dhe 1 të lehtë), pajisje ushtrarake, 10 dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat, dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 24 predha antitank, 1 arkë me lëndë eksplozive tritol, 100 granata të ndryshme, 6 kilogramë lëndë ekspoloziv C4, 7 armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme, 53 pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.
Më herët, më datë 01.04.2021, në kuadër të këtij operacioni u zbardhen tri ngjarje kriminale me armë e eksploziv të ndodhura më parë, u vunë në pranga 9 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Po në kuadër të operacionit të zhvilluar më datë 01.04.2021, Policia zbuloi 18 baza, gjeti dhe sekuestroi arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.
Policia e Tiranës është e vendosur për të krijuar një ambient sa më të sigurt duke parandaluar dhe goditur ashpër të gjithë personat që tentojnë të ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e krimeve kundër personit, në fushën e narkotikëve apo trafiqeve të paligjshme dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të vijojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112.’- njofton policia.
SPAK ka arritur të zbulojë një bazë të frikshme me armë luftarake të një grupi vrasësish me pagesë në Tiranë.
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar pamje ekskluzive kur policia e Tiranës ka arritur të shëmbë një mur dhe ka zbuluar arsenalin e armëve.
Një bazë e vërtetë ushtarake, me një arsenal të jashtëzakonshëm armësh dhe mjetesh luftarake është sekuestruar sot në Tiranë.
Policia ka publikuar pamjet të armëve të sekuestruara.
Keta paskan qene si banke kredish,por ne vend te parave jepnin arme per kriminelet ne nevoje.Nuk ka dyshim qe ka arme te reja,por edhe nga ato te 97'(kujt i hyjne ne pune sot mitalozet,kunderajroret,antitanket)?!Me siguri, kur i kane vjedhur,kane menduar t'i shesin.Mire qe nuk ia kane shitur kunderajroret,antitanket ndonje grupi terrorist islamik,qe mund t'i kishin perdorur kunder avioneve civile,ose kunder VIP te politikes boterore qe kane ardhur te ne.Po keta Xhurat si e futen ne dore <<Migjenin>>,apo edhe keta me letra <<te rregulluara>>??!!
PërgjigjuKerkoni se ka prape. Kjo eshte vetem maja e Ajsbergut.Kompleksi “ Xhura” i privatizuar ne menyr abuzive nga Ismail Xhura per 5 lek si dhurate e Berishes... ka qene dhe mbetet vayer e krimit te organizuar.. patamilitare te PD dhe LSI aty jane furnizuar me arme... dheme lek... tek parafabrikatet ngjitur me Xhuren kamikaze te LSI qe kane lojale dhe punojne ne dogana kane groposur lek dhe arme qe do ti perdorin ne fushate... ka per Belylin prape
PërgjigjuNuk e kuptoj, pse Rama nuk ka dale dhe te deklaroje se keto arme jane re Ilir Metes dhe Sali Berishes! Ata i kane bere gati ne kuader te grushtit te shtetit. Por shyqyr qe partia dhe shteti, vete udheheqesit e zbuluan kete komplot dhe ia dhane drejtesise per ndjekje (mbase e kalon censuren ky komenti).
PërgjigjuO trap. Nuk rri dot pa i perzier gjerat me politiken?
Armët e Ushtrisë Shqiptare, të vjedhura në 1997 e AntiShtetit BiBerishoviç!?Arsenali i Brigadës së Babjes në Librazhd?
PërgjigjuTë paka ngelur ora ty noku
Po pse ne shtepine e hetuesit?
Përgjigju