Paratë e korrupsionit të zyrtareve të lartë në shumicën e rasteve transferohen në llogari, jashtë shtetit apo në kompani offshore. Ky është konkluzioni i SPAK nisur nga hetimet përgjatë vitit 2023. SPAK thotë se subjektet kryejnë veprime të ligjshme në dukje, por kanë si qëllim përfitimin e paligjshëm.
Veprimet korruptive, thotë raporti, ndjekin procedura të cilat thjeshtë legalizojnë veprimet e përfituesve të fondeve apo shërbimeve publike në këmbim të përfitimit të paligjshëm me qëllim institucionalizimin ose formalizimin e veprimit korruptiv. Në shumicën e rasteve, kur kemi të bëjmë me keqpërdorimin e fondeve publike është në formë të organizuar dhe i shoqëruar me veprime juridike, të cilat synojnë mbulimin e natyrës së vërtetë të veprimit kriminal.
Sipas SPAK këta të fundit bëjnë ndërrime të shpeshta të aksionerëve dhe shoqërive tregtare apo ndërrim të emrave tregtare, të personave juridik, copëzim të transaksioneve, ku jo rrallë këto veprime kryhen në llogari të regjistruara jashtë vendit ose në juridiksione “offshore”. SPAK vëren se skema e pastrimit të parave është mjaft komplekse, pasi në rastin e shkeljes së pabarazisë në tenderë publik, ka si qëllim jo vetëm të krijojnë një skemë fiktive midis funksionarëve të lartë publik për fshehjen e akteve korruptive, por mbi të gjitha ajo shërben edhe si skemë e pastrimit të produkteve të veprës penale.
Sipas SPAK. fillimisht funksionari publik bie dakord me personat juridik të ndryshëm të cilët do të përfshihen në skemë, për të realizuar anën formale dhe për të përfituar fondet publike në kundërshtim me ligjin. Më pas këto fonde kalojnë në formë pagesash tek shoqëritë tregtare, të cilat kanë lidhje familjare me funksionarët e lartë publik dhe personat e tjerë të përfshirë ne këtë skeme korruptive. Këto fonde nga llogaritë e kompanive me pas transferohen në llogari të tjera brenda dhe jashtë vendit duke i investuar ne pasuri të tundshme dhe të patundshme.
Zbulon skemën, sikur zbuloi rrotën.
Përgjigju