Benet Beci, kryebashkiak i Shkodrës

Kronikë

SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit ndaj kryebashkiakut të Shkodrës! Benet Beci po hetohet për tenderin 700 mijë euro

23 Korrik, 13:50| Përditesimi: 23 Korrik, 13:55

  • Share

Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci.

Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23 tetor 2024. Ndërkohë, më 23 prill të 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.

Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjetik (projekt kërkimor). Hetimet nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, ku u zbuluan biseda kompromentuese për abuzimin me këtë tender.

Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender abuziv janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë, me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mjaft me "Dekllarata"!: 23/07/2025 14:29

    "drejtesi" CRIPTO-DIBRANESH, ----- me ORE e ORARE (..... ALLA OROLOGERIA, DELLA NDRAGHETA ITALO-ALBANESE!).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?