Klodjan Rrjepaj dhe Ilir Beqaj

SPAK zgjeron hetimet për ‘chekp up’ dhe sterilizimin, merren në pyetje ish-zv. ministri dhe anëtari i komisionit të procedurave

12 Maj 2022, 18:31| Përditesimi: 12 Maj 2022, 18:47

  • Share

SPAK zgjeron hetimet për ‘chekp up’ dhe sterilizimin, 2 koncesionet në fushën e shëndetësisë. Për prokurimin e check up ditën e djeshme për 2 orë gjysmë e pyetur ish zv ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Po ashtu e pyetur edhe pjese e sektorit të ekonomisë për chec kup, dhe ish drejtori i Shërbimit Parësor Spitalor, Aurel Voda, i cili ka qenë pjesë e komisionit që ka vlerësuar procedurën.

Kujtojmë se Shqiptarja.com raportoi se SPAK ka nisur hetimin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.  Beqaj është si person i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up.

Hetimi ka 4 muaj që është regjistruar, teksa për këto 2 çështje janë 3 prokuror. Më konkretisht, prokurorja Elida Kaçkini për tenderin dhe procedurën e Check Up, si edhe Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi për çështjen e sterilizimit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?