TIRANË- 35 vite burgim kërkon Prokuroria e Posaçme dënim për Jemin Sherën, në kërkim si Sorganizatori i vrasjes në shkurt 2021 të Behar Sofisë, biznesmen dhe i njohur si ‘padron droge’. Gjykimi i Sherës është bërë në mungesë dhe i ndarë nga grupi i 5 pjesëmarrësve në ekzekutimin e Sofisë, të dënuar një vit më parë.
Në pretencën e dhënë këtë të hënë para Gjykatës së Posaçme, SPAK tha se nga hetimet ka rezultuar se Shera i njohur ndryshe edhe si ‘Bajlozi’ në qarqet e krimit në vend, e ka marrë porosinë nga persona ende të paidentifikuar për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe më pas ka vënë në zbatim planin, duke krijuar një grup të posaçëm kriminal.
Për vrasjen mafioze të 4 viteve më parë, Gjykata e Posaçme ka dhënë 127 vite burg gjithsej për 5 pjesëmarrësit. Janë dënuar nga 30 vite burg 4 Bujar Leza, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Xhuljano Visha, ndërsa ekzekutuesi Ernejt Shyti u dënua me vetëm 7 vite burgim për shkak se u bë bashkëpunëtori i drejtësisë dhe zbardhi të gjithë ngjarjen.
Shyti u arrestua në Mal të Zi, 2 javë pas vrasjes së Behar Sofisë. Në dëshminë e dhënë në GJKKO, ai ka treguar me detaje rolin e të pandehurve të tjerë, ndërsa për vete do të paguhej 5 milionë lekë.
66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si "padron droge", u vra mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë. Vrasësi i cili u largua me biçikletë pasi e ndoqi disa metra pranë shtëpisë së tij, i preu rrugën 66 vjeçarit dhe e qëlloi. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi kreu misionin, fillimisht u largua në këmbë përmes urës së Lanës, më pas ai me biçikletë pranë kullave dhe u largua drejt Kodrave të Liqenit. Pjesëtarët e grupit e kishin vëzhguar shënjestrën e tyre për gjashtë muaj më radhë.
Komente

te jepej burgim i perjetshem....
Përgjigju