SPAK-u nisi hetimet për lobim, Meta: Artikulli në gazetën austriake nuk ekziston dhe as s’ka ekzistuar! Ky sistem do të shkundet nga themeli pas 24 korrikut

21 Qershor 2022, 11:58| Përditesimi: 21 Qershor 2022, 12:19

  • Share

 

Ilir Meta është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK, këtë herë për pastrim parash me kontrata lobimi, fshehje të shpenzimeve financiare të partisë, mashtrim në KQZ etj. SPAK ka regjistruar procedimin penal pa emër pas kallëzimit të referuar nga ish deputeti Halit Valteri ndaj Ilir Metën për lobim me paratë e korrupsionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I pyetur në lidhje me këtë, Meta tha se artikulli ne median austriake as nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston. Meta ka paralajmëruar se duke nisur nga 25 korriku ky sistem do të shkundet nga themeli.

'Këto lajme absurde si vetë personazhet që i njihni të gjithë, nuk krijojnë asnjë shpërqëndrim jo vetëm nga detyrat e presidentit deri më 24 korrik, por edhe nga angazhimet e Ilir Metës duke nisur nga 25 korriku. Përgjigjen do ta marrë gazeta atje, do të jeni të ftuar të gjithë nga seancat që do të zhvillohen atje. Kjo është histori që as nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston.  Ky është një sistem që do të shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku.'- tha Meta.


Lajmi kryesor:

Rihapen llogaritë e Ilir Metës me drejtësinë, SPAK nis hetimet për lobimin 700 mijë USD me para të dyshimta dhe të padeklaruara


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?