Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar sot (26 shkurt) për sulmet e njëpasnjëshme ndaj drejtësisë.
Në një postim në Facebook, Basha shprehet se dosja e politikanëve dhe kriminelëve të lidhur me njëri-tjetrin dhe të përfshirë në afera, ndodhen në Francë, Belgjikë, Gjermani, Britani dhe SHBA.
Sipas tij, shërbimet sekrete të këtyre vendeve janë në Shqipëri pasi hetojnë grupet kriminale që kërcënojnë interesat e tyre. Për këtë arsye, Basha thotë se SPAK-ut nuk ka çfarë t’i bëjnë as Rama, as Berisha, madje edhe Enveri po të ringjallej.
Ai më tej thotë se qëllimi i Ramës është që të mbajë me gajret ata që janë frikësuar nga goditja e ligjit dhe po distancohen prej tij.
“Është në dorë të qytetarëve të vendosin, nëse duan t’i japin një shans drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, ose të kthehet pas tek të paprekshmit, që abuzojnë me fondet dhe pronat e tyre”, shprehet më tej Basha.
Postimi i plotë i Lulzim Basha:
“Dosjet e politikanëve dhe kriminelëve të lidhur me njëri-tjetrin dhe të përfshirë në afera, ndodhen në Francë, Belgjikë, Gjermani, Britani dhe SHBA.
Shërbimet e tyre sekrete janë të pranishme kudo në Shqipëri, pasi ata hetojnë grupet kriminale që përbëjnë kërcënim për vetë interesat e tyre.
As Rama, as Berisha, madje as Enveri po të ringjallej, nuk do të mund t’i bënte gjë SPAK-ut.
Për ta thënë me fjalët që hallexhiu i kupton mirë, SPAK-ut i hanë atë që nuk thuhet.
Mesazhi i Ramës është të mbajë me gajret ata që janë frikësuar nga forca goditëse e ligjit dhe po distancohen prej tij, dhe për këtë i sjell në kujtesë Berishën, që premton shkrirje të SPAK-ut.
Është në dorë të qytetarëve të vendosin, nëse duan t’i japin një shans drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ose të kthehet pas tek të paprekshmit, që abuzojnë me fondet dhe pronat e tyre. Shqipëria meriton më shumë".
Komente

HAJT SE TY PO TE PRET LALI NE BURG NE DURRES O ZORRAXHI MUTI ...SI NUK TE VJEN ZORR QE DEL AKOMA NEPER PORTALE
PërgjigjuO Bash ti je idiot fuksional.ENVERI la shtet dhe të bënte synet për të tilla gjëndie.Ju jeni arriq rë SHQIPËRIS.PO PO TË NGJALLEJ AI BURRË JU DO TË ZHDUKESHIT NGA FAQIA E DHEUT.
Përgjigjuaty eshte edhe dosjajote
Përgjigju