Luciano Spalletti, trajneri i cili shpalli Napolin kampion pas 33 vitesh, por që u largua në qershor, do të jetë pasuesi i Mancinit në krye të kombëtares së Italisë. Mediat atje shkruajnë se Spalletti me shumë mundësi do të zyrtarizohet të shtunën.
Federata italiane e futbollit dhe Spalletti arritën marrëveshjen të enjten në darkë, por megjithatë ka edhe disa detaje burokratike, siç është kontrata e vjetër e trajnerit me Napolin. Përfaqësuesit e trajnerit shpresojnë se do të ketë një dakordësi mes të gjithë palëve, por në rast se jo atëherë janë gati të përballen në procese gjyqsore.