Premier Leagues në Angli do t'i garantohen të paktën pesë skuadra në Champions League gjatë sezonit 2025-26 pas fitores 3-0 të Arsenalit ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të martën.
Zyrtarisht, Premier League në Angli ka arritur pikët e nevojshme për t’u përfaqësuar me 5 ekipe sezonin e ardhshëm në Champions League. Me Arsenalin dhe Liverpool, që thuajse kanë siguruar 2 vendet e para, lufta për 3 vendet e tjera do të jetë mes 6 ekipeve, ose ndoshta dhe më shumë.
Megjithatë, ekziston mundësia që Anglia të ketë 6 ekipe në Champions. Kjo mund të realizohet në rast se njëra nga Manchester United ose Tottenham fitojnë Europa League. Dy skuadrat ndodhen në pozita të vështira në Premier League, por pjesëmarrjen në Champions mund ta sigurojnë nga Europa League.
Gara mes Spanjës dhe Italisë
Në klasifikimin e UEFA-s, Anglia me 24.536 pikë e ka siguruar pjesëmarrjen me pesë ekipe dhe gara tanimë bëhet për vendin e dytë, që gjithashtu do ketë të drejtën të dërgojë në Champions pesë ekipe. Për momentin Spanja me 21.964 pikë ndodhet në vendin e dytë, teksa Italia me 20.187 pikë mban vendin e tretë, të shkëputur shumë nga Gjermania.
Diferenca mes Italisë dhe Spanjës është 1777 pikë dhe do jenë ndeshjet e kthimit në Champions League, si edhe ato në Europa dhe Conference League që do tregojnë më shumë. Nëse në Champions League Italia përfaqësohet vetëm me Interin, Spanja ka Barcelonën që duket se "ka prekur" gjysmëfinalet pasi mposhti 4-0 Dortmundin, si edhe Real Madridin që u mposht 3-0 në Londër nga Arsenali. Spanja garon edhe me Bilbaon dhe Betisin në dy kompeticionet e tjera.
Veç Interit, për Italinë në Europa dhe Conference League janë në garë edhe Lazio e Fiorentina. Do jenë ndeshjet e radhës dhe rezultatet e tyre që do përcaktojnë pikët për secilin shtet, për të parë në fund bilancin dhe siguruar biletat për në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.
Klasifikimi i UEFA-s
1. ANGLI 24.536
2. SPANJË 21.964
3. ITALI 20.187
4. GJERMANI 17.921
5. FRANCË 16.500
6. PORTUGALI 16.250
7. BELGJIKA 15.650
8. HOLANDA 15.250
Komente
