Spanja e dorëzoi, zemra e Saimir Sulës në Shqipëri

15 Korrik 2023, 12:46| Përditesimi: 15 Korrik 2023, 15:44

  • Share

Tri vite pas vdekjes së Saimir Sulës në një spital në Spanjë, ministria e Drejtësisë njoftoi sot (15 korrik 2023) mbërritjen e zemrës së tij në Shqipëri.31-vjeçari Saimir Sula humbi jetën më 9 maj të vitit 2020 pasi shkoi me temperaturë në urgjencë, për të kryer një test PCR, por nuk doli më prej atij spitali.

Në njoftim tregohet dhe procedura e realizimit të procesit të riatdhesimit të zemrës, e cila është dërguar në Insitutitin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

"Më datë 12 korrik 2023 një grup përfaqësuesish nga Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Tiranës, Prokuroria e Përgjithshme, Instituti i Mjekësisë Ligjore, përfaqësuesi i Ambasadës Shqiptare në Madrid, kanë marrë në dorëzim nga pala spanjolle, zemrën e të ndjerit Saimir Sula dhe kanë përfunduar të gjithë procedurën e nevojshme sipas standardeve të parashikuara në aktet ndërkombëtare dhe legjislacionin procedurial – penal të të dy vendeve" thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit transporti për në Shqipëri është kryer konform procedurës së përcaktuar dhe janë përdorur mjetet e fundit teknologjike për procedura të tilla me vështirësi teknike.Ministria sqaron se ka qenë në kordinim të vazhdueshëm me autoritetet spanjolle, por vetëm në maj 2023 u mor vendimi nga Gjykata 16 e Barcelonës për lejimin e riatdhesimit të organit (zemrës).

Sipas ministrisë, procedura e riatdhesimit të zemrës së Saimir Sulës, u bë duke mbajtur të informuar edhe familjarët e te ndjerit në respekt edhe të sekretit hetimor.

Ministria e mbyll njoftimin e saj duke thëne se nga ky moment i takon Prokurorisë së Tiranës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore, të kryejnë të gjitha veprimet hetimore të mëtejshme, pasi në vendin tonë ka një dosje të hapur për veprën e dyshuar trafikim organesh, bazuar në kallëzimin e familjes së të riut.

Procedimi mbeti i hapur pasi mjekësia ligjore në Tiranë konstatoi mungesën e zemrës në trupin e të riut që autoritetet spanjolle i dorëzuan familjes.
Pas insistimit të familjarëve, autoritetet në Spanjë thanë se gjetën në morg zemrën e Saimir Sulës në tetor të vitit 2022, dhe këtu nisi beteja e radhës e Majlindës për ta sjellë në Shqipëri.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/07/2023 03:33

    Organet dhurohen me lejen e te zotit,ose familjes,ne te kunderten eshte trafik.Interesant eshte fakti qe zemra u mbajt per 3 vjet,nuk e di nese ka qene e papershtatshme,apo veprimet u bllokuan per arsyen se si rrodhen ngjarjet,por nje gje eshte e sigurte,nese ajo zemer ishte menduar t'i vendosej dikujt,do te ishte transportuar ne frigorifer special edhe me helikopter spitali,ose ambulance po te ishte nevoja dhe do te ishte transplantuar te pacienti tjeter brenda disa oreve.E di kete nga pervoja personale.Kur nje pjesetar i familjes time humbi jeten,na erdhen me kerkese dhurimi pa bere 36 ore dhe nuk behej fjale per organe jetesore.

    Përgjigju
  • Taku: 15/07/2023 15:30

    Ajo zemer nqs ka shpetuar nje person tjeter , shume mire. Por padrejtesi qendron qe ajo eshte shitur dhe jo dhuruar. Dhe spanja duhet te mbaje pergjegjesi per kete Shteti yne tregoi qe nuk mbeshtet qytetaret e tij kudo qe jane Por mbeshtet interesat politike dhe jo njerezore. Cuditerisht shtete qe snjohin kososven jane dhe shtete qe nuk e duan shqiperine te eci para. Dhe mundohet ti vene shkopnje ne rrota ne cdo forme.

    Përgjigju
  • Lala: 15/07/2023 13:06

    Familja duhet tja bej ekspertizen DHE adn zemtes privatisht.se per shtetin edhe zemer derri me qen per servilizem do thon esht zemra E te ndjerit

    Përgjigju
  • Gazepi: 15/07/2023 13:00

    A u kenaqe o motra sajmirit tani??? Ajo zemer mund te kisjte shpetuar nje jete o kafshe e ndyre

    Përgjigju
    • Klaus: 15/07/2023 13:47

      Funderrine e peshtire!

    • Artan: 15/07/2023 13:43

      Gazepo jep zemren tende po ku e dim qe esjt e tij pa i ber adn ,ate vendim e ka familja ne dore dhe jo ti burr kurv .

    • Antitrafiku: 15/07/2023 13:41

      Ouuuu ngadal o gazep. Po t ja kishin marre zemren ndonje spanjolli ne Shqiperi do kishte plas lufta e katert boterore. E di cdo te thote TRAFIK ORGANESH. pse nuk flet mbreti apo i eshte ngjirur zeri.

    • Dritan: 15/07/2023 13:25

      Kafshe je ti o gazep dreqi o ndyresire. Ku jeton ne shpella me arinj e ujqer apo sje njeri je nga inteligjenca artificiale ? Po si more mund tja marresh zemren te ndjerit pa lejen e familjareve e tja dhurosh dikujt tjeter ? Historia ne spanje eshte e tille e denje per filma. Motra u shkaterrua shpirterisht sepse duke pare situaten e atehershme u krijua pershtypja qe i ndjeri ishte njeri pa njeri dhe dyshohej qe do tja rrembenin zemren e shisnin per trafik organesh e do ta varrosnin diku neper gropat e plehrave te spanjes e folerat e kanabisit qe mbjellin neper vila. Prandaj qepe se qenke .....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?