Bota

Spanja, guxon më tepër, koncert eksperimental me 5000 fansa, pas testeve të shpejta dhe pa distancim social (VIDEO)

28 Mars 2021, 11:05| Përditesimi: 28 Mars 2021, 14:01

  • Share

Pesë mijë njerëz morën pjesë në një koncert roku të shtunën në Barcelonë pasi të gjithë iu nënshtruan të gjithë testeve të shpejta  për COVID-19 brenda të së njëjtës ditë.

Adhuruesit e muzikës u mblodhën në arenën Palau Sant Jordi ku luante banda rock Love of Lesbian.

Koncerti, i organizuar nga Festivals per la Cultura Segura është një test pilot i një koncerti pa distancë shoqërore, por në një mjedis të sigurt pasi të gjithë ata përdornin maska.  Shfaqja u zhvillua me leje të veçantë nga autoritetet shëndetësore të Spanjës për të shqyrtuar nëse sistemi i testimit të shpejtë mund të parandalonte në mënyrë efektive përhapjen e COVID-19.

Në skenat që duken deri diku surreale pas një viti të distancimit shoqëror, njerëzit vallëzuan afër njëri-tjetrit, megjithatë maskat ishin një shenjë e qartë se gjërat nuk janë normalizuar tërësisht.

"Mirësevini në një nga koncertet më emocionuese të jetës sonë!" i tha vokalisti i grupit turmës.