Foto ilustruese

Kronikë

Spanja hap dyert për turistët shqiptarë, mjafton certifikata e vaksinimit për të hyrë në vend

8 Qershor 2021, 18:34| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 19:39

  • Share

Në kuadër të çeljes së sezonit turistik Spanja ka vendosur që të hapë kufinjtë për të gjithë turistët që vijnë nga vendet jashtë BE, përfshirë edhe zonat Shengen. Nga ky vendim përfiton edhe Shqipëra, me kushtin që çdo udhëtar duhet të jetë i pajisur me certifikatën e vaksinimit.

Në mënyrë që të lejohet hyrja, vaksina duhet të jetë e miratuar ose nga EMA ose nga OBSH, ku një ndër vaksinat e miratuara për përdorim urgjent nga OBSH është edhe ajo kineze, Sinovac e cila po përdoret në vendin tonë për vaksinimin masiv.

Të gjithë udhëtarët që do të kalojnë në kufirin spanjoll nga vendet me rrezik të lartë infeksioni në certifikatën e vaksinimit duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

- Duhet të ketë marrë të dy dozat e vaksinës anti-COVID,

- Duhet të ketë një vërtetim që e ka kaluar COVID-19,

- Duhet të ketë një tampon negativ.

Kujtojmë që Shqipëria futet në një ndër zonat me rrezik të ulët. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot shifrat, ku Shqipëria renditet e dyta krah Islandës si një ndër 2 vendet me më pak të infketuar me COVID-19 në Europë.

Ndërkaq, vaksinat që njihen nga autoritetet e Spanjës përfshijnë Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Janssen, Sinopharm dhe Sinovac-CoronaVac. Të gjithë udhëtarët duhet të  dëshmojnë që janë vaksinuar 14 ditë para se të kalojnë kufirin.

Sektori i turizmit në Spanjë ka vuajtur shumë për shkak të pandemisë COVID-19. Vetëm në vitin 2020, Spanja regjistroi një rënie prej 80 përqind në turizmin e huaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?