Foto ilustruese

Spanja heq gjendjen e jashtëzakonshme, hapen kufijtë vetëm për turistët nga zona Shengen

21 Qershor 2020, 17:03| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 17:11

  • Share

Spanja hoqi sot situatën e saj të gjatë të jashtëzakonshme, të imponuar për të zvogëluar njërin prej shpërthimeve më të këqija në Europë të koronavirusit. Pas 14 javësh në shtëpi, spanjollët do të jenë në gjendje të udhëtojnë nëpër të gjithë vendin, jashtë krahinës ku ata jetojnë.

Që nga e diela, turistët nga vendet e Schengenit mund të hyjnë në vend, ndërkohë që udhëtarët e tjerë do të lejohen që nga 1 korriku. Vendi ka regjistruar një numër vdekjesh më shumë se 28 000 dhe më shumë se 245 000 infeksione. Ky është një hap i madh për Spanjën, ku turizmi është një sektor kryesor ekonomik.

Në shkallë vendi, shumica e shkollave janë ende të mbyllura. Futbolli, tani për tani, do të ndiqet nga shtëpia, pasi Ligë e Parë dhe e Dytë do të luhet pa tifozë. Muzetë, sallat e koncerteve, kinematë, kafenetë dhe restorantet përballen me kufizime në numrin e të pranishmëve. Maska duhet të vendosen në transportin publik, aeroplanë dhe dyqane dhe kushdo që kundërshton këto rregulla mund të gjobitet deri në 100 euro. Qeveria po u bën thirrje qytetarëve që të kujdesen, pasi jeta nuk ka të ngjarë të kthehet si më parë, derisa të gjendet një vaksinë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?