Champions League

Sport

Spanja kalon Italinë në renditjen e UEFA-s, vendimtare për skuadrat në Champions League

14 Shkurt, 13:17| Përditesimi: 14 Shkurt, 13:18

  • Share

Spanja ka parakaluar Italinë në klasifikimin e UEFA-s sa i takon kampionateve më të mira në Evropë. Të paktën për momentin Spanja do dërgonte pesë skuadra në Champions League sezonin e ri, ndërsa Italia katër.

Ky klasifikim është i rëndësishëm pasi në bazë të paraqitjeve të skuadrave në Evropë rritet ose ulet koeficienti i kampionateve respektive, çka sjell edhe përcaktimin e numrit të skuadrave në Champions League.

Dy kampionatet e renditura të parat dërgojnë nga pesë skuadra, teksa bie në sy se Anglia është në krye dhe e shkëputur me diferencë.

Për Italinë e cila ishte në pozitën e dytë para ndeshjeve të fundit evropiane, humbja e Milanit dhe Atalantës, si edhe barazimi i Romës kanë ndikuar në këtë renditje. Gjithçka mund të ndryshojë në bazë të paraqitjeve në ndeshjet e ardhshme, por fakt është se Spanja dhe Italia do garojnë "kokë më kokë" për të fituar një skuadër më shumë në Champions edicionin që vjen.

Klasifikimi i UEFA-s
1. Anglia 20.892
3. Spanja 18.036
3. Itali 17.687
4. Gjermania 15.421
5. Portugalia 15.350
6. Franca 14.214
7. Belgjika 13.550
8. Holanda 13.220
9. Greqia 11.062
10. Suedia 10.125

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?