Autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë vendosur të mos pezullojnë trajtimin e hidroksiklorinë të pacientëve të sëmurë me Covid. Sipas tyre nuk ka arsye për këtë pavarësisht se OBSH ka këshilluar pezullimin e trajtimit me këtë lloj ilaçi pasi ai rrezikon jetën e pacientëve.
SHBA dhe Franca së fundmi kanë ndaluar përdorimin e hidroksiklorokinës për të trajtuar pacientët me COVID-19.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ka pezulluar përkohësisht testimin klinik të hidroksiklorinës si një trajtim i mundshëm për COVID-19.
Vendimi u mor pas një publikimi në revistën mjekësore The Lancet, javën e kaluar, ku thuhej se përdorimi i ilaçit te pacientët me COVID-19 mund t’i rrisë shanset e tyre për të vdekur, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Hidroksiklorina përdoret normalisht për të trajtuar artritin, por deklaratat e figurave publike, si ato të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë javën e kaluar se po e merr ilaçin, kanë nxitur qeveritë që të blejnë hidroksiklorinë me shumicë.
Ministri i Shëndetësisë në Brazil rekomandoi gjithashtu javën e kaluar përdorimin e hidroksilkorinës, si dhe të klorinës kundër malaries, për trajtimin e rasteve me COVID-19.
Por, studimi i Lancet zbuloi se të dyja ilaçet mund të prodhojnë efekte të mundshme anësore, sidomos aritmi të zemrës.
Studimi u vlerësua si "hutuar" nga specialisti francez i sëmundjeve infektive Didier Raoult, në mesin e pionierëve të përdorimin e hidroksilklorinës, i cili tha se dëshironte të vazhdonte me këtë metodë trajtimi në spitalin e sëmundjeve infektive në Marsejë, ku ai punon. Por dje edhe Franca vendosin pezullimin