C. Ronaldo dhe R. Quaresma duke festuar golin

Botërori 2018/Kualifikim me vuajtje në 1/8 për Spanjën dhe Portugalinë (VIDEO)

25 Qershor 2018, 21:05| Përditesimi: 25 Qershor 2018, 23:23

  • Share

Spanja dhe Portugalia kualifikohen në 1/8 e Kupës së Botës përkatësisht ndaj Marokut 2:2 dhe Iranit 1:1. Të dy ekipet iberike arritën të sigurojnë nga 5 pikë, të mjaftueshme për të kaluar në fazën tjetër. 

Por si Spanja ashtu edhe Portugalia vuajtën jo pak në sfidat e treta. "Demat e kuq" e panë veten dy herë në disavantazh ndaj Marokut. Goli i barazimit 2:2 erdhi vetëm në minutën e 90 me Aspas. Edhe në sfidën tjetër ishte pothuajse e njëjta tablo. Portugalia kalon e para në avantazh në minutën e 43 me Quaresma, ndërsa në minutat e fundit të ndeshjes iranianët barazojnë nga pika e bardhë e penalltisë.

Portugezët pothuajse u shtangën një minutë më pas kur ekipi i Iranit iu afrua golit të dytë, i cili do nxirrte jashtë Botërorit, Ronaldon & Co. Ky i fundit u bë protagonist në minutën e 53 kur dështoi nga penalltia, ndërsa u ndëshkua me një karton të verdhë pasi goditi me bërryl lojtarin kundërshtar.

Penalltia e humbur nga Ronaldo Iran 0-1 Portugali  

Spanjë 1-2 Marok
Spanjë 1-1 Marok
//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?