Spanja pranon të dorëzojë zemrën e shqiptarit Saimir Sula! Gjykata spanjolle: Si do transferohet organi në Shqipëri?!

1 Korrik 2023, 15:45| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 15:58

  • Share

Autoritetet spanjolle duket se kanë pranuar t'i dorëzojnë Shqipërisë zemrën e 31-vjeçarit Saimir Sula i cili humbi jetën në një spital të Barcelonës në 20 maj të vitit 2020. Gjykata e Hetimit nr.16 në Barcelonë, së fundi ka marrë një vendim të cilin ua ka përcjellë edhe autoriteteve shqiptare, ku kërkon informacione mbi mënyrën e transferimit të zemrës në Shqipëri. Në vendimin e gjykatës spanjolle, konfirmohet se organi i zemrës, ndodhet në Institutin Kombëtar të Toksikologjisë dhe autorizohet ky institucion si pikë kontakti me Shqipërinë.

Gjykata kërkon që sa më shpejt të jetë e mundur, të njoftohen autoritetet mbi mënyrën e konservimit dhe mjetet e nevojshme teknike për të bërë transferimin në vendin pritës në Tiranë. Në maj 2020, Saimir Sula, shkoi në spitalin del Mar në Barcelonë për një test PCR pasi kishte temperaturë, por nuk doli i gjallë më prej aty. Kur trupi i tij u riatdhesua, ekspertët e mjekësisë ligjore në Tiranë bënë zbulimin befasues se Saimirit i mungonte zemra. Familjarët e të riut paraqitën denoncim në prokurorinë e Tiranës për trafikim organesh.

Pas tre vitesh padi dhe letra mes autoriteteve spanjolle dhe shqiptare, tashmë të dy vendet duket se po finalizojnë transferimin e organit. Por motra e të riut, Majlinda Sula, ka kërkuar një test ADN-je në Spanjë për tu siguruar se zemra është e vëllait të saj, kërkesë që i është refuzuar. Ajo ka protestuar vazhdimisht në Tiranë, Spanjë dhe para institucioneve të BE në Belgjikë, duke kërkuar hetimin e rastit. Për ngjarjen kanë shkruar së fundi edhe mediat spanjolle që thonë se autopsia, e kryer nga Instituti Katalanas arrin në përfundimin se vdekja e 31-vjecarit "ishte pasojë e arrestit kardiak për shkak të ateromatozës koronare subkritike". Majlinda Sula, motra e Saimirit, dyshoi që në fillim se diçka e çuditshme kishte ndodhur. “Më telefonoi dhe më tha se po trajtohej keq, ndaj nuk pranova të firmosja një letër që më dhanë më pas që trupi të digjej”, ka thënë motra e 31-vjeçarit për El Pais.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edmond ( Koder rreshen): 03/07/2023 11:40

    Penest ! Me lexu din gjith njerzimi se asht detyrim,por me kuptu leximin,nuk jan aftesit tek te gjith Njerzit njelloj,dhe tek ju mos kuptimi i thelbit qenka pak problematik ! Testi i ADN esht se kujt i perket Zemra,kurse pyetja ime ishte : A mundet mjeksia te vertetoj se Zemra e Sajmirit, ka pushuar ne trupin e tij para tre vitesh kur ka vdekur,dhe jo ne trupin e nje tjeter pacienti,te cilit i ishte transplantuar,dhe ai ka nderruar Jet para pak javesh apo muajsh,dhe Spanja te thot,po ju a dergojm Zemren !

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 02/07/2023 13:19

    Nje pyetje per ekspertet e Mjeksis ? A mund te vertetohet nga autopsia,se Zemra e Sajmirit keto tre vjet,nuk esht transplantuar tek nje pacient tjeter,dhe me vdekjen e pacientit,Spanjollet te thon,po ju a kthejm zemren e Sajmirit ?!

    Përgjigju
    • Penest: 03/07/2023 08:15

      Pikerisht, prandaj motra e tij ka kerkuar qe te behet testi i ADN . Lexo !

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?