Foto Ilustruese

Bota

Spanjë/ Sekuestrohen 7 tonë kokainë, goditet rrjeti i trafikut që transportonte lëndën narkotike në Europë

31 Dhjetor 2024, 13:38| Përditesimi: 31 Dhjetor 2024, 13:44

  • Share

Policia spanjolle ka sekuestruar rreth 7 tonë kokainë, duke e konsideruar këtë ngarkesë si më të madhen deri më sot.

Operacioni u realizua më 27 dhjetor, kur policia zbuloi dy varka të dyshimta me shpejtësi të lartë pranë lumit Guadalquivir, të cilat transportonin drogën.

Pas ndjekjes ajrore, detare dhe tokësore, ngarkesa u transportua në një pronë në provincën e Seviljes, ku u gjetën dy kontejnerë të fshehur nën tokë. 

Përveç kokainës, u sekuestruan tre armë zjarri, përfshirë një AK-47 dhe dy automjete të vjedhura. Tre persona janë arrestuar dhe hetimet vazhdojnë.

Ky operacion është një goditje e rëndësishme për rrjetet e trafikut të drogës që operojnë përgjatë lumit Guadalquivir, një rrugë kyçe për hyrjen e lëndëve narkotike në Evropë.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?