Spanjë, ambasadori iranian nuk i jep dorën mbretëreshës së Spanjës Letizia (VIDEO)

26 Janar 2023, 17:33| Përditesimi: 26 Janar 2023, 17:41

  • Share

Familjet mbretërore të Spanjës kanë marrë trupin e akredituar diplomatik ditët e fundit. Një nga momentet më të komentuara në vend, por edhe nw mediat e huaja ishte “mospërshëndetja” e ambasadorit iranian Hassan Ghashghavi për mbretëreshën Letizia. Në fakt, siç shihet edhe nga pamjet e regjistruara nga kanali zyrtar i shtëpisë mbretërore spanjolle, diplomati shtrëngon dorën me Felipe VI dhe më pas vazhdon drejt daljes. Siç raporton El Pais, që nga triumfi i revolucionit islamik të vitit 1979 në Iran, burrat nuk janë lejuar të shtrëngojnë duart në publik me individë të seksit të kundërt që nuk janë pjesë e rrethit familjar. Konsiderohet si krim i rëndë. Për këtë arsye, Ghashghavi shmangu përshëndetjet formale për Doña Letizia.

As vetë Letizia nuk e shtriu dorën drejt ambasadorit

Në kulturën iraniane, burrat dhe gratë në përgjithësi nuk do të shtrëngojnë duart nëse femra nuk e shtrin dorën e saj së pari dhe burri është i gatshëm të përgjigjet me gjestin, sipas Atlasit Kulturor.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?