Spanjë/ Arrestohet çifti i shqiptarëve, dyshohen si autorë të serës me mbi 800 bimë marijuanë

5 Qershor, 17:31| Përditesimi: 5 Qershor, 17:34

  • Share

SPANJË – Një çift shqiptarësh janë arrestuar nga policia spanjolle si autorë të një plantacioni marijuane, të zbuluar ditën e sotme në qytetin e Adorit.

Të rinjtë shqiptar, 27 vjeç dhe 22 vjeçe, kishin kultivuar 809 bimë marijuane me peshë 177 kilogramë.

Hetimet për rastin kishin nisur nga autoritetet spanjolle pas dyshimeve dhe raportimeve të shumta për një aktivitet të dyshimtë në banesën ku ishin kultivuar bimët narkotike.

Ishte era e bimëve narkotike ajo që shtoi dyshimet për veprimtarinë kriminale dhe që përfundoi në kontrollin e banesës dhe si rrjedhojë arrestimin e dy të rinjve.

Sipas mediave të huaja, dy shqiptarët tashmë të arrestuar, akuzohen për krim kundër shëndetit publik dhe vjedhje e energjisë elektrike, e cila ishte përdorur për rritjen artificial e të bimëve narkotike.

 

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?