Hyrja e parkingut nëntokësor të qendrës tregtare "Bonaire"

Spanjë, asnjë viktimë në qendrën tregtare 'Bonaire'! Vazhdojnë kërkimet për thuajse 2 mijë të zhdukur

4 Nëntor, 16:01| Përditesimi: 4 Nëntor, 16:05

  • Share

“Asnjë viktimë nuk u gjet pas inspektimit të 50 automjeteve të gjetura në parkingun nëntokësor të tregtare Bonaire”, në Aldaia, në periferi të Valencias, e përmbytur të martën e kaluar.

Këtë e konfirmoi policia spanjolle kur njoftoi për punimet që kanë kryer ekipet e emergjencës dhe ushtarët që nga e premtja për të zbrazur sipërfaqen e nëndheshme prej 2000 metra katrorë.

Kishte frikë se parkingu i makinave, i cili ka 1,800 hapësira nëntokësore dhe gjithsej 5,700 hapësira të jashtme, mund të ishte shndërruar në një varrezë massive uji dhe balte për klientët dhe stafin e punësuar në qendrën tregtare, të njohur si "më e madhja në Evropë".

Por inspektimet e kryera mëngjesin e sotëm nga ekipet e zhytjes, të cilat kanë hyrë pasi zjarrfikësit kanë zbrazur me pompa uji sipërfaqen nëntokësore, fatmirësisht kanë mohuar parashikimet më dramatike.

Operacionet e kërkim shpëtimit në zonën ë Valencias ndërkohë vijojnë.

Bilanci i viktimave si pasojë e motit ekstrem të javës së kaluar është 217 ndërsa vështirësia tashmë është tek gjetja e thuajse 2 mijë të zhdukurve.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?