Balla 'përvojë spanjolle' për policinë rrugore shqiptare, kamerat e trupit Live për ngjarjet

17 Maj, 12:43| Përditesimi: 17 Maj, 12:55

  • Share

Gjatë vizitës që po zhvillon në Spanjë, Ministri i Brendshëm Taulant Balla është interesuar për organizimin dhe praktikat e punës së policisë rrugore.

Gjatë një bisede me patrullën e Policisë Rrugore të Madridit, ministri Balla u informua në lidhje me menaxhimin e trafikut si dhe u njoh me pajisjet që ata përdorin për monitorimin e trafikut, kamerat e trupit, mjetet elektrike, pajisjet për kontrollin e pijeve alkoolike etj.

Ekspertët i shpjeguan ministrit dhe delegacionit shqiptar që përbëhej nga zyrtarë të lartë të Policisë, se për menaxhimin e trafikut rrugor në Madrid, Policia Kombëtare spanjolle bashkëpunon me Policinë Bashkiake, sidomos në rast eventesh të mëdha.

Sa i përket sistemeve dhe pajisjeve që përdoren për monitorimin e trafikut, përkatësisht identifikimin e shkeljeve të ndryshme dhe sistemin e gjobave, punonjësit e Policisë rrugore spanjolle thanë se ato janë të lidhura online dhe të aksesueshme në kohë reale. 

"Kamerat e trupit regjistrojnë automatikisht kur ka një ngjarje dhe janë të lidhura online në Icloud. Çdo punonjës ka kamerën e vetë, me të cilën regjistron njëkohësisht ngjarjen, nga kënde të ndryshme”, shpjeguan policët spanjollë.

Ministri Balla u interesua edhe për pajisjet dhe metodat e kontrollit për drejtuesit e mjeteve që konsumojnë pije alkoolike apo substanca të ndaluara dhe me këtë rast atij iu demonstrua edhe funksionimi i pajisjes.

Ministri Balla po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku do takohet  me homologun e tij, Ministrin e Brendshëm të Spanjës Fernando Grande-Marlaska dhe drejtues të lartë të Policisë Spanjolle.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/05/2024 01:42

    Seriozisht e keni z.Balla?! Shkuat deri ne Spanje per te pare si funksionojne kamerat trupore?! Policia shqiptare i ka pas ne perdorim per disa vjet,pastaj nuk u degjua me per to.E cuditeshme pse?! Gjithashtu dhe aparatet per matjen e alkoolit e shpejtesise jane prezente ne Shqiperi.Cfare kane menduar spanjollet kur kane pare min.e brendshem shqiptar te interesohet per funksionimin e pajisjeve qe policia shqiptare i ka ne perdorim e inventar?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?