Dani Alves në Gjykatë

Sport

Spanjë/ Gjykata e Lartë zhbën dënimin e Dani Alves, rrëzon akuzat për sulm seksual

28 Mars, 11:35| Përditesimi: 28 Mars, 11:48

  • Share

BARCELONË - Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Katalonjës ka pranuar ankesën e ish-futbollistit Dani Alves kundër dënimit të tij me katër vjet e gjysmë burg për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate të Barcelonës.

Gjykata e rrëzoi dënimin sepse beson se nuk ka prova të mjaftueshme për të "tejkaluar standardet e kërkuara nga prezumimi i pafajësisë". Vendimi i kësaj të premteje, i cili mund të apelohet, nënkupton shfajësimin e futbollistit.

HISTORIA - Alves u shpall fajtor në shkurt 2024 për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në dhjetor 2022 dhe u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg. Ai mohoi keqbërjen gjatë gjyqit tre-ditor. Ish-ylli i Brazilit dhe Barcelonës u lirua nga burgu në mars 2024, ndërsa priste që apeli i tij të dëgjohej nga një gjykatë më e lartë.

Ishte Gjykata e Barcelonës ajo që e dënoi ish-futbollistin brazilian në shkurt të vitit 2024 për ngjarjet e ndodhura natën e 30 dhjetorit 2022. Kur u shpall vendimi, Alves, i cili kishte kaluar më shumë se një vit në paraburgim, u dënua me 4 vite e gjysmë burg, 5 vite mbikëqyrje pas lirimit dhe 9 vite ndalim afrimi ndaj “viktimës”.

Gjithashtu, u vendos që braziliani t’i paguante “viktimës” një dëmshpërblim prej 150.000 eurosh. Tani, dhoma e apelit e Gjykatës së Lartë të Drejtësisë së Katalonjës, e përbërë nga tre gra dhe një burrë, ka vlerësuar se dëshmia e “viktimës” nuk është “e mjaftueshme për të mbajtur në fuqi dënimin e të akuzuarit dhe se në këtë rast mbizotëron e drejta për prezumimin e pafajësisë”, ka raportuar “Cadena SER”.

Sipas të njëjtit burim, dhoma penale e Gjykatës së Lartë argumenton se “dëshmia e viktimës nuk është e mjaftueshme për të kundërshtuar prezumimin e pafajësisë”. Edhe një herë, arsyeja kryesore lidhet me regjistrimet e kamerave të sigurisë, të cilat ishin analizuar dhe komentuar gjerësisht edhe më parë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?