Policia spanjolle në Almeria, ka goditur një grup kriminal, që merrej me kultivimin e kanabisit, ku në pranga ranë tre shqiptarë.
Mediat spanjolle shkruajnë se kultivimi i kanabisit bëhej në disa banesa dhe në një zonë malore, larg qendrave të banimit, e cila ruhej me kamera sigurie dhe ishte e rrethuar me gardh elektrik.
Ndërsa nga kontrolli i një banese, u gjet, një tunel nëntokësor, që po përgatitej për një plantacion kanabisi të brendshëm.
Në të njëjtën banesë, u gjetën drita LED me fuqi të lartë dhe materiale të ndryshme të përdorura për kultivimin e kanabisit. Në pranga ranë tre shqiptarë.
Gjatë aksionit u sekuestruan 300 kg kanabis me vlerë më shumë se 500,000 euro, si dhe pajisje të ndryshme të nevojshme për këtë lloj kultivimi.
Komente
