Bizhuteritë, materialet dhe eurot e sekuestruara

Bota

Spanjë/ Grabitën 13 banesa në seri në zonën e Madridit, çmontohet organizata e shqiptarëve, 5 të arrestuar! Përdornin makina me qira (FOTOT)

23 Dhjetor 2024, 16:49| Përditesimi: 23 Dhjetor 2024, 16:55

  • Share

Spanjë- Agjentët e Rojës Civile në Spanjë kanë çmontuar një bandë shqiptarësh të grabitjeve të vilave.

Pesë persona (të gjithë shqiptarë), janë arrestuar dy ditë më parë dhe akuzohen për pjesëmarrje në 13 grabitje në shtëpi në provincat e Alicante, Granada, Jaén, Madrid, Murcia dhe Toledo.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të arrestuarve janë sekuestruar 21 mijë e 180 euro para të gatshme, bizhuteri dhe vegla pune, si dhe është gjetur një depo për fshehjen e sendeve të vjedhura. 

Hetimi filloi nëntorin e kaluar, kur hetuesit zbuluan grabitje në shtëpitë e një familjeje me të njëjtat mënyra operimi. 

Nga hetimet e agjentëve, që bashkëpunuan edhe me homologët italianë, u konstatua automjeti i madh me targa false, të cilin e përdornin në grabitje. Mjeti ishte i regjistruar në Itali dhe i përkiste një kompanie me qira automjetesh, informon media spanjolle. 

Hetuesit ishin në gjendje të identifikojë anëtarët e grupit kriminal, të gjithë me kombësi shqiptare, dhe të lokalizojë qytetin nga ku vepronin në Madrid dhe provincën e Tarragona, duke udhëtuar nga Salou, në komuna të ndryshme të Spanjës, për të kryer krimet.

Të dyshuarit janë mbajtur nën vëzhgim, madje edhe janë gjurmuar me pajisje. Policia po heton për përfshirje të tyre edhe në grabitje të tjera.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?