Bota
Top 24

Spanjë/ I zhdukur prej dy javësh, fëmija 2 vjeç gjendet i vdekur në pus, identifikohet nga mostra e ADN-së (VIDEO)

26 Janar 2019, 08:02| Përditesimi: 26 Janar 2019, 11:03

  • Share

SPANJË- Një fëmijë 2-vjeçar i shpallur prej dy javësh i zhdukur, është gjendur i vdekur në një pus në qytezën e Totalan, afër Magalas. Trupi i Julenit është gjendur nga Emergjencat Civile në Spanjë, pas 13 ditësh kërkime. Trupi i pajetë i 2-vjeçarit është gjetur në 1:25 me orën lokale, në 100 metra nën tokë.

"El Pais" raporton se kërkimi ka qenë tmerrësisht i vështirë, për shkak të pranisë së shkëmbinjve të mëdhenj, të cilët u shpërndanë më tej me eksploziv. Ekipet e shpëtimit dolën në konkluzionin se trupi i fëmijës së vdekur ishte pikërisht i Julenit për shkak të një mostre të siguruar të ADN-së nga shishet e ujit të djalit. 

Kryeministri i vendit, Pedro Sanchez ka reaguar ndaj këtij rasti duke u shprehur se "Spanja i bashkohet hidhërimit të familjes së Julenit. Kemi ndjekur çdo hap për gjetjen e tij. Do t'i vlerësojmë gjithmonë të gjithë ata të cilët dëshpërimisht kërkuan për Julenin. Mbështetja ime për të dashurit dhe familjarët e tij."

Djali 2-vjecar ra më datë 13 janar brenda në pus përgjatë një shëtitjeje me familjen në një plantacion kodrinor. Pusi në fjalë ishte hapur një muaj më parë nga një biznesmen, ndonëse ky i fundit ka deklaruar se e kishte mbyllur përpara se të ndodhte kjo tragjedi. Puse të ngjashme krijohen në zonën e Totalanit me shpresën për të nxjerrë ujë ose naftë.

Prindërit e fëmijës

Për prindërit Julen Hoze dhe Viktoria kjo nuk është hera e parë që përballen me dhimbje të këtij lloji. Në vitin 2017 ata kanë humbur një tjetër djalë 3-vjecar me emrin Oliver, për shkak të një sëmundjeje me zemrën.

Mënyra sesi u gjet trupi i vdekur i 2-vjecarit

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?