Lënda narkotike e sekuestruar

Spanjë/ Kapen me 14 kg kokainë në makinë, arrestohen 3 shqiptarë

21 Shtator, 17:24| Përditesimi: 21 Shtator, 17:28

  • Share

Spanjë-Tre shqiptarë janë vendosur në pranga nga agjentët civilë të skuadrës Mossos në Spanjë, pasi u kapën duke transportuar me makinë 14 kg në makinë.

Shqiptarët u ndaluan në lagjen San Martí të Barcelonës.

Sipas autoriteteve spanjolle ata filluan të bënin lëvizje të dyshimta pasi panë patrullën e policisë.

Pas kontrolleve në makinë oficerët sekuestruan lëndën narkotike (e cila ishte e fshehur shumë mirë në veturë) dhe 4000 euro kesh.

Vijojnë hetimet për kryerjen e testeve të drogës për të përcaktuar vlerën e saj, sipas pastërtisë dhe prerjeve të bëra. Nga informacionet paraprake dyshohet se nëse kokaina do të shitej në tregun e zi ajo të kapte vlerën e më shumë se një milion euro, shkruajnë mediat vendase.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjergji: 12/10/2024 13:20

    Ja pse emigrojne shqiptaret!!!!!!AtO vetem per punu JO.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?