Bota

Spanjë, kapet nëndetësja me 2,000 kg kokainë, arrestohen dy trafikantë (FOTO)

25 Nëntor 2019, 08:23| Përditesimi: 25 Nëntor 2019, 15:09

  • Share

Një nëndetëse e ngarkuar me më shumë se 2.000 kg kokainë është kapur në ujrat detarë të Spanjës.

Policia ka vënë në pranga dy persona ndërsa një i tretë mundi të largohej kur Roja Bregdetare Spanjolle ndaloi në brigjet e Rajonit të Galicia në veri-perëndim të Spanjës nëndetësen e ngarkuar me kokainë

Sipas policisë, personat që kontrabandonin drogë ishin të tre me kombësi ekuadoriane.

Mediat spanjolle raportojnë se nëndetësja ishte nisur nga Kolumbia dhe kishte për destinacion Spanjën.

Nëndetëset e ngarkuar me kokainë janë përdorur shpesh nga trafikantët për të kontrabanduar drogë nga Amerika Latine në SHBA.

Në muajin korrik, Roja Bregdetare e SHBA ndali një nëndetëse me drogë në Oqeanin Paqësor.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?