Më shumë se 50 grabitje të kryera në Ishujt Balearik në dy vitet e fundit janë zbardhur, me një përllogaritje të asaj që është vjedhur prej 2 milionë eurosh, ndërsa në pranga janë vënë 2 shqiptar.
Të arrestuarit po hetoheshin nga forcat policore në Francë, Itali, Gjermani dhe Belgjikë për krime të ngjashme. Sipas Guardia Civil, në sendet e vjedhura janë gjetur më shumë se 20 ora luksoze dhe bizhuteri të shumta.
Të arrestuarit me origjinë shqiptare përzgjodhën viktima me fuqi të lartë blerëse me banim në Ishujt Balearik. Ata zakonisht i zgjidhnin kur dilnin nga restorantet luksoze dhe plazhet ekskluzive, ku arritën deri aty sa të shënonin automjetet e tyre me pajisje GPS për të identifikuar shtëpitë ku banonin dhe objektet e grabitjeve.
Më pas, ndërsa viktimat ishin duke fjetur, hajdutët kanë hyrë në shtëpitë e tyre dhe kanë vjedhur kryesisht bizhuteri dhe ora të cilësisë së lartë, të cilat janë dërguar në tregun e zi nëpërmjet të tretëve.
Hetimi nga Garda Civile filloi afërsisht një vit më parë dhe ka lejuar, falë bashkëpunimit me Europol, të konfirmohet se të arrestuarit po hetoheshin nga forcat policore të Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Belgjikës për krime të ngjashme.
Me këto arrestime janë gjetur më shumë se 20 ora luksoze të vlerësuara në tërësi rreth 350 mijë euro, së bashku me bizhuteritë e shumta. Gjithashtu janë gjetur mjete të specializuara për kryerjen e grabitjeve, aparate gjurmuese GPS dhe veshje që përdornin për të mos u identifikuar gjatë kryerjes së krimeve.
Hetimi mbetet i hapur dhe nuk përjashtohen arrestime të reja në të ardhmen, si dhe zbardhja e më shumë veprave kriminale të kryera në vende të tjera të Europës.
Skifterat duhet te mbrohen nga Unesco si trashegimi kulturore or teeeejjjjj
PërgjigjuZanatin qē din mē mir Shqiptari ēshtē vjedhja. Nē çdo vēnd tē Botēs ku jan vetēm vjedhin. Pty rac e keçe.
Përgjigju