I arrestuari shqiptar, duke u dërguar në Gjykatë nga policia spanjolle

Spanjë/ Ngritën plantacion me 3000 bimë kanabisi në pyll, arrestohet shqiptari, arratiset tjetri! Jetonin në çadër dhe ruanin drogën, gjykata e lë në burg

1 Shtator, 17:18| Përditesimi: 1 Shtator, 17:28

  • Share

Spanjë- Shqiptari kapet duke u kujdesur për plantacionin me 3 mijë bimë hashashi në pylli e Teruelit në Spanjë, gjykata e lë në arrest me burg.

Ngjarja dhe aksioni u zhvilluan të premten e 30 Gushtit në rajonin e San Agustin, teksa një ditë më pas është dhënë edhe masa e sigurisë. Pasi dëgjoi palët, gjyqtari vendosi burgosjen deri në fund të procesit hetimor.

Emri i shqiptarit nuk u bë i ditur, por në këtë foto kryesore shihet momenti kur një efektiv i Rojës Civile e përcjell të dyshuarin për në Gjykatën e Teruelit.

Operacioni pati angazhimin e dhjetëra trupave policore dhe agjentëve, pas informacioneve për një plantacion të madh droge, kanabis dhe marihuane, në zonën Fonseca të San Agustín.

Roja Civile (Guardia Civile) do të kishte kryer mbikëqyrjen e vendit dhe do të zbulonte dy persona që flinin në çadra, lëviznin nëpër vende të ndryshme dhe që do të merreshin me ujitjen dhe mirëmbajtjen e tyre.

Në momentin e ndërhyrjes njëri prej tyre u arrestua, pasi tjetri u arratis ose nuk ndodhej në atë moment, ndonëse aktualisht siç raporton media vendase “Diariodeteruel”, nuk ka asnjë informacion zyrtar për këtë operacion policor që ndodh pak ditë pas atij në “In Castellote” (Kështjellza), ku gjithashtu u çmontua një plantacion marihuane me 1630 bimë dhe u arrestua edhe një shqiptar.  

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?